Në një fjalim të posaçëm ndaj bullgarëve Presidenti Rumen Radev shpalli se cakton zgjedhjet e ardhshme parlamentare për datën 4 prill 2021, një javë pas datës së parë të mundshme pas skadimit të mandatit të Parlamentit, nënvizoi Kreu i Shtetit. Presidenti i falënderoi të gjithë, të cilët i janë përgjigjur ftesës për konsultime për masat e domosdoshme gjatë zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme.
“U theksua domosdoshmëria për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Po pres që ligjvënësi të shqyrtojë dhe të votojë gjithashtu propozime të tjera jo më pak të rëndësishme, si votimi me anë të postës i bullgarëve jashtë shtetit, të cilët në një sërë shtetesh do të hasen me vështirësi serioze, madje mund të mos kenë mundësinë për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese të votimit; video-monitorimi në seksionet e zgjedhjeve dhe transmetimi i procesit të numërimit të fletëvotimeve dhe formimit të protokolleve zgjedhore; si dhe sigurimi i aksesit tek mediat i të gjitha palave që marrin pjesë në fushatën paraelektorale; heqja e numërimit me dorë të votave me makina”, tha Kreu i Shtetit.
“Ka konsensus se organet përgjegjëse duhet të shpallin sa më herët masa të qarta shëndetësore, të cilat kanë një rëndësi të madhe për fushatën paraelektorale, për tërheqjen e anëtarëve në komisionet zgjedhore dhe për aktivitetin zgjedhor”, deklaroi gjithashtu Radev. Kreu i Shtetit shtoi se po pret që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i aktualizojë listat elektorale.Parlamenti Evropian është organi i vetëm në BE i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët. 6 138 050 votues bullgarë kanë të drejtë të emërojnë 17 përfaqësues politikë për ta përfaqësuar Bullgarinë në Parlamentin e ri Evropian për pesë vitet e..
Mickovski ka marrë mandatin për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka marrë mandatin deri më 24 qershor për të paraqitur në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë së re të Maqedonisë së..
Të dielën, më 9 qershor, Bullgaria zgjedh përbërjen e Asamblesë së 50-të Kombëtare. Këto janë zgjedhjet e gjashta të parakohshme parlamentare me radhë brenda dy vitesh e gjysmë , por këtë herë ato përkojnë edhe me zgjedhjen e Parlamentit të ri Evropian..
Kërkimi i Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetja e Bullgarisë ishin temat e diskutuara në takimin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me..
Diskutuam se si ta bëjmë NATO-n më të fortë, duke u fokusuar në punën kolektive, duke forcuar njëkohësisht mbrojtjen e secilit vend anëtar, tha..