Në një fjalim të posaçëm ndaj bullgarëve Presidenti Rumen Radev shpalli se cakton zgjedhjet e ardhshme parlamentare për datën 4 prill 2021, një javë pas datës së parë të mundshme pas skadimit të mandatit të Parlamentit, nënvizoi Kreu i Shtetit. Presidenti i falënderoi të gjithë, të cilët i janë përgjigjur ftesës për konsultime për masat e domosdoshme gjatë zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme.
“U theksua domosdoshmëria për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Po pres që ligjvënësi të shqyrtojë dhe të votojë gjithashtu propozime të tjera jo më pak të rëndësishme, si votimi me anë të postës i bullgarëve jashtë shtetit, të cilët në një sërë shtetesh do të hasen me vështirësi serioze, madje mund të mos kenë mundësinë për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese të votimit; video-monitorimi në seksionet e zgjedhjeve dhe transmetimi i procesit të numërimit të fletëvotimeve dhe formimit të protokolleve zgjedhore; si dhe sigurimi i aksesit tek mediat i të gjitha palave që marrin pjesë në fushatën paraelektorale; heqja e numërimit me dorë të votave me makina”, tha Kreu i Shtetit.
“Ka konsensus se organet përgjegjëse duhet të shpallin sa më herët masa të qarta shëndetësore, të cilat kanë një rëndësi të madhe për fushatën paraelektorale, për tërheqjen e anëtarëve në komisionet zgjedhore dhe për aktivitetin zgjedhor”, deklaroi gjithashtu Radev. Kreu i Shtetit shtoi se po pret që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i aktualizojë listat elektorale.Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze e Këshillit. Në vitin 2024 Inspektimet në kufijtë e Shengenit ajror dhe detar të të dy vendeve u..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të pestë më të madh parlamentar - "BSP - E majta e bashkuar" Atanas Zafirov shprehu bindjen se duhet të..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë nacionaliste "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov tha se partia e tij është e gatshme të propozojë një..
Vidhen thesaret kombëtare të Rumanisë nga një muze në Holandë Tre byzylykë ari dhe një përkrenare e paçmuar nga ekspozita rumune "Dacia!..