Këtë ditë në vitin 1856 në qytetin Panagjurishte (Bullgari Qendrore) ka lindur Rajna Popgeorgieva. Ajo është e njohur në historinë bullgare si Rajna Knjaginja /Princesha Rajna/ – mësuesja dhe mamia bullgare, e cila qepi flamurin kryesor të Rrethit Revolucionar të Panagjurishtes të Kryengritjes së Prillit dhe e valëviti krahas Georgi Benkovskit.
Revolucionari e porositi atë të bënte një flamur me mbishkrimin "Liri a Vdekje" kur ajo ishte 20 vjeç. Pas Kryengritjes së Prillit Rajna Knjaginja u kap nga turqit dhe iu nënshtrua vuajtjeve të rënda, por pas ndërhyrjes së diplomatëve evropianë, ajo u la e lirë dhe u dërgua për të studiuar mjekësi në Moskë.
Rajna Knjaginja ka pesë djem, katër prej të cilëve u bënë oficerë në Ushtrinë Bullgare.Një mbishkrim cirilik nga koha e Mbretit Simeon i Madh u zbulua në kështjellën “Ballëk Dere” afër fshatit Huhlla në rajonin e qytetit Ivajllovgrad, njoftoi ekipi i arkeologut nga Muzeu Historik Kombëtar Ivajllo Kënev. Mbishkrimi është një amulet me..
Qyteti Veliko Tërnovo për vitin 144 sot shënon festën e tij. Dita i kushtohet fitores së Mbretit Ivan Asen II te Kllokotnica në vitin 1230 mbi trupat e sundimtarit të Epirit, Teodor Komnin. Kryeqyteti i Mbretërisë së Dytë Bullgare, ish Tërnovgrad..
Kishte edhe bullgarë të tillë - ata nuk mund të duronin prangat e shpirtit të tyre, por për të jetuar në liri duhej të fitonin fillimisht çlirimin e popullit të tyre. Pasardhësit u ngritën monumente disave prej tyre, por shumë të tjerë ende zhyten..