Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çaushë, arapë, babugerë dhe xhumali - Ivo Dançev dhe kukerët e tij magjikë

10
Foto: Ivo Dançev

Pak pas euforisë rreth Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, u vjen radha parakalimeve të kukerëve. Të veshur në lëkura, me maska të frikshme dhe këmborë, kukerët shkojnë kudo nëpër vend që të dëbojnë shpirtrat e këqij. Kjo është një nga traditat më mistike bullgare. Dhe më koloritare! Fotografi Ivo Dançev, i cili prej viteve punon për “National Geographic”  u ka kushtuar një projekt të posaçëm kukerëve me titullin “Mbrojtësit”. Fotografia e tij artistike e çaushëve nga Razllogu shkëlqeu në kopërtinën e numrit të janarit të revistës. Cilët janë çaushët?- e pyesim Ivo Dançevin:  

“Ritet e maskaradave në Bullgari janë prezantuar nga grupe të ndryshme me emërtime të ndryshme. Për shembull  në rrethin e Pernikut ata quhen survakarë, në rrethin e Razllogut janë babugerë dhe çaushë. Në Bullgarinë Lindore u thonë kukerë. Por ka dhe akoma: xhumali, arapë, dervishë, zbutës arinjsh. Unë kam fotografuar pothuajse të gjitha llojet e kukerëve”.


Çaushët e Ivos shkaktuan një furor të vërtetë mes lexuesve të “National Geographic”.  Fotografia ka një histori interesante. Është bërë në malin Pirin, shumë afër skajit karstik “Konçeto” në një lartësi 2810 metra mbi nivelin e detit, në afërsi me majën më të lartë të Pirinit - maja Vihren 2914 metra.

“Vendosa të bëj diçka të ndryshme, të cilën prej kohe e kisha menduar që ta bëj – t’i fotografoj çaushët lart në mal - tregon Ivoja. Kishim në dispozicion vetëm disa ditë përpara se të bjerë bora e parë dhe duhej të organizoheshim shumë shpejt. Mblodha 6 shokë dhe të ngarkuar si sherp, me lëkurat dhe maskat e çaushëve, u ngjitëm dhe fotografuam një sesion lart. Kuadri mbi kopërtinë është që aty” - tregon Ivoja. Ai pohon se kukerët prej kohe e kanë tërhequr me primitivitetin e vet dhe me energjinë të cilën e mbajnë në vetvete. Prandaj ju përkushton projektin e tij , të cilin e ka quajtur “Mbrojtësit”.

“Për një kohë të gjatë çuditesha se që ku të filloj. Si t’i fotografoj kështu që të mos të rikrijoj thjesht disa parakalime të zakonshme të kukerëve nëpër rrugët e qyteteve, me të cilët jemi mësuar që të gjithë”, shënon Ivoja.

Ai pohon se natyra gjithmonë ka qenë motivi bazë në fotografitë e tij.  Prandaj vendos që t’i fotografojë personazhet e vet mes natyrës së egër. Sepse pikërisht ajo i ka frymëzuar për punimin e maskave të tyre! “Dua që t’i kthejë këto qenie aty, nga kanë ardhur, të kërkoj vende dhe tema të ndryshme, të cilat të krijojnë ndjenjën për përrallë, për një botë magjike, dhe jo thjesht  të dokumentoj një traditë”, sqaron Ivoja. Fotografi e fillon projektin “Mbrojtësit” përpara dy vjetëve. Udhëton nëpër të gjithë Bullgarinë, që të fotografojë. Deri në këtë moment ka mbledhur dhjetëra kuadro origjinale.  


Ka ndërmend të botojë një libër me portrete të kukerëve dhe të llojshmërisë së tyre të çuditshme. Dhe pohon se prej kohe i pëlqen të tregojë histori njerëzore. Fytyrat e pjesës më të madhe të heronjve të tij janë të skalitura nga dielli dhe erërat. “Gjithmonë më kanë tërhequr njerëzit, të cilët janë të lidhur me natyrën”, thotë Ivoja. Dhe shton se ky është shkaku që kështu të ndizet pas projektit të vet. “Kukerët janë mbrojtësit e një tradite të lashtë. Mundohem të ndjek historitë e njerëzve, të fshehur pas këtyre maskave të frikshme. Kështu që projekti im ka dy anë - atë njerëzore dhe atë magjike”, bën konkluzionin e tij Ivo Dançev.

Foto: Ivo Dançev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kur shijet gastronomike udhëtojnë nëpër kohë - turet e kuzhinës po bëhen gjithnjë e më të njohura tek të rinjtë në vendin tonë

Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..

botuar më 24-11-03 8.35.PD

Fabrice Petit - një muzikant i huaj i dashuruar me muzikën folklorike bullgare

Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..

botuar më 24-10-06 8.35.PD
Teqeja Emala Baba

Dervishët në trojet tona - legjendat dhe misteret rreth teqesë së fshatit Bivoljane

Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..

botuar më 24-09-23 8.15.PD