Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

4 vjet nga hyrja në detyrë e Presidentit Rumen Radev

Foto: BGNES

Më 22 janar mbushen 4 vjet nga hyrja në detyrë e Rumen Radev dhe Iliana Yotova si President dhe Nënpresident.

Për 12 muajt e fundit, kreu i shtetit vazhdoi të insistojë për ndryshim në stilin e qeverisjes, hoqi besimin te qeveria dhe disa muaj më vonë mbështeti protestat antiqeveritare dhe kërkoi dorëheqjet e Kryeministrit Bojko Borissov dhe Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshev.

Kreu i shtetit filloi konsultime për ndryshime kushtetuese të lidhura me pushtetin legjislativ, i bindur se ato janë urgjentisht të nevojshme.

Radev nuk ka shpallur ende nëse do të kandidojë për mandat të dytë.

Në Bullgari presidenti zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë për një afat 5-vjeçar dhe mund të rizgjidhet vetëm për edhe një mandat tjetër.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënësit bullgarë garojnë për të marrë pjesë në kampet hapësinore të NASA-s

200 nxënës bullgarë nga mosha 11 deri në 15 vjeç do të mund të marrin pjesë në kampet hapësinore të NASA-s në Turqi këtë verë. Këtë e tha për Radio Varna Diljana Georgieva, menaxhere e programit Space Camp Türkiye 2025. Konkursi për pjesëmarrje është tashmë..

botuar më 25-01-29 6.45.PD

Parashikimi i motit për 29 janarin 2025

Gjatë natës do të ketë vranësira të konsiderueshme. Në fusha dhe lugina do të mbajë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0° dhe 5°, në Sofje rreth 1°. Ditën e mërkurë në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht i..

botuar më 25-01-28 7.35.MD
Alekdandër Kallçev

“Marina Bullgare” kryen hetimet e veta për rastin e anijes në Detin Baltik

Flota Detare Bullgare po kryen hetimet e veta për rastin e ndalimit të anijes "Vezhen" në Detin Baltik. Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv, kapiteni Aleksandër Kallçev. Ai prezantoi foto nga anija, të cilat, sipas fjalëve të tij, dëshmojnë se..

rinovuar më 25-01-28 6.23.MD