Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimitër Gjuxhenov: piktori-kronist i kujtesës kombëtare bullgare

„Mbreti Simeon i Madhi përpara Kostandinopojës“ – 1927, piktor Dimitër Gjuxhenov

“Dikur, si një djalosh i ri, unë e pëlqeja shumë këtë piktor. Riprodhimet e krijimeve të tij qenë një zbukurim i përhershëm në shkollat tona vendase -shkruan në librin e tij, kushtuar Dimitër Gjuxhenovit, shkrimtari Dimitër Avramov. Askund tjetër historia e largët e popullit bullgar nuk dukej kaq heroike, madhështore dhe e lavdishme: mbretërit - të bukur dhe dinjitozë, veprat e tyre  -të pjekura dhe të dobishme, luftëtarët - trima dhe të papërmbajtur, veshjet, armët, pallatet, kishat - çdo gjë është shumë e bollshme, e shkëlqyer dhe e palëkundur. Sikurse, që të dëshmojë për një “shekull të artë” të pafund në të cilin nuk ka dhe shenjë nga mossukseset dhe fatkeqësitë”- shkruan Avramov.

Me të vërtetë, njohësit, por dhe njerëzit të cilët merren me histori të artit prezantojnë Dimitër Gjuxhenov të lindur përpara 130 vjetëve si një piktor kronist të ngritjeve dhe të sprovave në rrugën historike të popullit tonë. Në kompozicione të ndërlikuara, pikturat e tij zbulojnë personalitete dhe ngjarje, të cilat zënë vend  në vetëdijen tonë kombëtare, për shkak të madhështisë së tyre morale dhe rëndësisë politike. Ajo e cila ka arritur deri më sot nga krijimtaria artistike e piktorit numëron 50 kompozicione historike dhe beteje, rreth 2000 etyde me bojëra vaji dhe akuarel, si dhe disa dosje me qindra piktura me laps.

Dimitër Gjuxhenov dhe tabloja “Mbreti Simeon”

Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare është ruajtur intervistë me Dimitër Gjuxhenovin, që na zbulon faqe pak të harruara gjatë viteve nga jeta e tij:

“Rinia ime kaloi përmes flakës së Luftës Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore. Në këto vite i gjithë populli qe nën një sundimi ushtarak, unë po kështu. Të pikturoj skica dhe piktura nga veprimet luftarake, qe detyra ime si një piktorë ushtarak. Unë qesh dëshmitar të luftërave dhe të betejave fatale për Bullgarinë. Pash kompozicione të gjalla prej ushtarëve, kuajve, armëve. Përjetova tensionin dhe sprovat e luftës. Nga ana tjetër, dy vjetët e qëndrimit në Paris gjatë viteve 1913-14 tek një mjeshtër i pikturës historike, tregoi ndikimin e vet. Shumë shpejt pasioni im pas tematikës ushtarake, kaloi në një interes të thellë ndaj pikturës historike”.

Cila është ajo e cila e tërheq më tepër në një tematikë historike?

„Shi në front“ – 1916, piktor Dimitër Gjuxhenov

“Momenti duhet të jetë i rëndësishëm, ndonjë fare kulmi në zhvillimin tonë kombëtar. Shembull janë “Hani Kubrat dhe djemtë e tij”, “Mbreti Simeon përpara kryeqytetit bizantin”, “Pritja e gjeneralit Gurko në Sofje” e të tjera.  Çdo një nga këto tema, përmban ndonjë trimëri të lavdishme të frymës dhe të vullnetit. Këtë trimëri unë jam munduar t’ia imponoj dhe spektatorit, me mjete shprehëse të njohura prej tij. Nuk kam kërkuar origjinalitet në qartësinë e shprehjes të idesë. Mbase në vetvete mbaj diçka nga fryma e mjeshtërve rilindës. Ata kanë ndier një domosdoshmëri të ilustrojnë  historinë tonë dhe të përfshijnë në këto ilustrime përmbajtjen njohëse dhe edukative”.  

„Korrje“ – 1945, piktor Dimitër Gjuxhenov

Sa i përket mjeshtërisë të kapë në pikturat e tij frymën e kohës, Gjuxhenov zbulon se kjo është rezultat i një pune të madhe dhe i një sërë pyetjesh dhe afrimesh me historianët, të cilët janë bashkëkohës të tij. “Në pikturën historike, besoj se më shumë se kudo tjetër, është e nevojshme të ndërthuren mendimet shkencore me ato artistike”- është kategorik piktori.

Mbretëria e Parë Bullgare, si dhe Mbreti Boris Pagëzori janë epoka dhe personaliteti i historisë bullgare, të cilët kanë shërbyer për frymëzimin e piktorit. Gjuxhenov e përcakton Mbretin Boris si një sundimtar i jashtëzakonshëm, por dhe një personalitet jashtëzakonisht dramatik, i cili nuk ka sesi të mos të tërheqë piktorin – historik.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Plovdiv mbahet një konferencë ndërkombëtare për gajde

Interpretuesit bullgarë dhe të huaj të gajdes, si dhe mësuesit e këtij instrumenti tradicional, takohen në Plovdiv nga 8 deri më 10 mars. Kjo është një nga nismat në vendin tonë kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Gajdes - 10 Marsit. Fillimi i festës së..

botuar më 24-03-09 7.00.PD

Johana Trajanova përdor teknika fotografike për ta paraqitur gruan si dashuri, mbrojtje dhe... drogë

Për të treguar natyrën e shumëllojshme të gruas, artistja Johana Trajanova përdor forma botanike, të cilat i rikrijon me aftësi fotografike. Rrëfimi i saj është alegorik – tërheq shikuesin, duke e bërë atë pjesëmarrës aktiv. “Abstrakti dhe arti im..

botuar më 24-03-08 6.05.PD

Përkthyesi Marijan Petrov: Nuk ka turbulenca mes popujve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Edhe pse Bullgaria ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e fqinjit të saj, qysh më 15 janar 1992, kultura maqedonase, me përjashtime të caktuara, nuk njihet sa duhet te ne. Prandaj, Qendra Kulturore e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë..

botuar më 24-03-07 7.20.PD