Bullgaria është një nga shtetet, në të cilat nuk ka statistikë zyrtare për viktimat e dhunës shtëpiake. Vetëm Ministria e Punëve të Brendshme mirëmban një bazë të dhënash për sinjale në sistem. Sipas tyre, gjatë vitit 2020 janë lëshuar 3057 urdhra kufizuese, 349 nga të cilat janë për dhunë të ushtruar kundra meshkujve, kundra grave numri është 2500 dhe 898 - për dhunë kundra fëmijëve.
Gjatë vitit 2020, përsëri sipas të dhënave të monitorimit civil, gratë e vrara në një lidhje të afërt partneriteti janë 15, ndërsa në publikimet e mediave njoftimet janë për të paktën akoma 5 raste vdekjeje. Sinjalet e ardhura drejt organizatave joqeveritare për një torturim të vazhdueshëm në shtëpi janë shtuar pothuajse dyfish gjatë vitit 2020 në krahasim me vitin e mëparshëm.
Psikologët alarmojnë se problemi është shpërndarë shumë më gjerësisht, kurse viktimat më shpesh heshtin dhe refuzojnë të flasin për këtë, së cilës i janë nënshtruar. Çështja del në sipërfaqe vetëm atëherë, kur ka viktima të drejtpërdrejta ose të tërthorta. Problemi me dhunën familjare është vënë jo njëherë në rend të ditës, kurse tani në kushtet e pandemisë globale, ai fitoi përmasa të frikshme. Mjerisht, sipas legjislacionit bullgar, ndëshkimet për abuzuesin nuk janë mjaft të rrepta.
“Në këtë moment, që të ndëshkohet një dhunues më rëndë, ai duhet të ketë tre akte të regjistruar të dhunës - vuri në dukje avokatja e popullit Diana Kovaçeva, gjatë kohës së debatit të zhvilluar kohët e fundit online, kushtuar dhunës në familje.
Kjo jo gjithmonë është e mundur. Nganjëherë dhuna mundet që herën e parë të marrë jetën e njeriut ose të çojë deri në gjymtimin e personit të dëmtuar. Mendoj se në Kodin Penal duhet të inkriminohen të gjitha format e dhunës familjare. Ato duhet të përcaktohen kështu që ata që shkelin ligjin, të dënohen efektivisht dhe të ketë persona realisht të sanksionuara. Sepse dhuna psikike dhe ajo ekonomike dëshmohen shumë vështirë”.
Nga ana tjetër qendrat e krizës në Sofje për strehimin e grave dhe të fëmijëve, viktima të dhunës familjare janë vetëm 30. Sipas ekspertëve në këtë fushë, kjo është krejtësisht e pamjaftueshme. Është e domosdoshme dhe një ndërhyrje profesionale dhe punë me abuzuesin, që të mund ai të përballojë agresivitetin e tij dhe zemërimin. Fëmijët, të cilët janë bërë dëshmitarë dhe viktima të dhunës, si dhe të gjithë viktimat e tjerë po kështu kanë nevojë prej një kujdesi të specializuar. Ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen nga Dhuna Familjare, që janë botuar për diskutim publik, parashikojnë krijimin e një regjistri të posaçëm, në të cilin të regjistrohen autorët dhe viktimat e dhunës në familje. Qëllimi është një kufizim i plotë i pranisë së dhunuesve deri tek viktimat, përfshi dhe përmes SMS dhe telefonatave. Është parashikuar dhe mbrojtje e grave me barrë dhe të fëmijëve, hapjen e shërbimeve të reja sociale dhe banesa të mbrojtura për viktimat e dhunës.
“Përmes ndryshimeve zgjerohet rrethi i personave, viktima të dhunës në familje, të cilët mund të kërkojnë mbrojtje - vuri në dukje gjatë kohës së online debatit ministrja e drejtësisë Desisllava Ahlladova.
Po shtohen dhe masat për mbrojtje të cilat imponohen nga organet kompetente. Një ndryshim shumë i rëndësishëm është propozimi të krijohet një organ kombëtar për koordinim, monitorim dhe vlerësim të politikave dhe të masave për evitimin e dhunës familjare. Në projekt gjithashtu janë rregulluar dhe programet për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna familjare. Procedurat gjyqësore për vendosjen e masave të mbrojtjes gjithashtu po optimizohen në drejtim shpejtësi dhe efikasitet”.
Një moment tjetër i rëndësishëm në ndryshimet e parashikuara ligjore është vendosja e ndalimit të posedimit të armëve të zjarrit, që të shmanget vrasja e viktimës me një armë të poseduar ligjërisht.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNESNjë pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi,..