Nuk ka rritje në numrin e efekteve anësore, si dhe të vdekjeve pas vaksinimit kundër koronavirusit, tha për BNR prof. Illko Getov, përfaqësuesi i Bullgarisë në Agjencinë Evropiane të Barnave. "Një nga avantazhet e mëdha të vaksinave është që edhe nëse infektoheni përsëri, gjë që nuk është e pamundur, probabiliteti i ndërlikimeve serioze është zero", shpjegoi ai.
Supozohet se vaksinat do të krijojnë të paktën dy vjet imunitet, ndërsa imuniteti i fituar pas kalimit të sëmundjes është deri në gjashtë muaj, tha Prof. Illko Getov. Ai shtoi se deri në fund të marsit vaksina AstraZeneca do të mund të përdoret edhe për pacientët më të moshuar.
Sipas prof. Illko Getov, është çështje përgjegjësie të mos nxitojmë për të zbutur masat, pasi së shpejti do të arrijmë pragun prej 1500 të infektuarve në ditë.Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..