Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Transmetimet e para të radios për jashtë shtetit – eksperiment i entuziastëve

Foto: arkiv

“Duke parë se në botë tashmë transmetohen programe me valë të shkurtra, një grup teknikësh të entuziazmuar bullgarë morën vendim për të krijuar një radio-transmetues për valë të shkurtra me qëllim eksperimental dhe të transmetojnë emision në gjuhën bullgare për jashtë shtetit. Fillimisht u ndëshkuan për këtë iniciativë të tyre, por më vonë u dekoruan për nismën e guximshme.” Kështu studiuesi i historisë së radios në Bullgari Prof. Veselin Dimitrov përshkruan fillimin e programeve për jashtë, të cilat radioja bullgare filloi të transmetojë në vitin e largët 1936. Për të gjithë 85 vitet e ekzistencës së vet Radio Bullgaria ka se çfarë të tregojë për vetveten, por edhe të nderojë një galaktikë të tërë personalitetesh të cilët punuan për të.

“Kjo radio dukej diçka mjaft e pabesueshme. Ajo lindi për të na bindur se është në kërthizën e hapësirës. Derisa bota ndahej në armiq, valët e radios i tejkalonin vijat e urrejtjes. Radioja na mësonte që të mos urrejmë”, tregon në kujtimet e tij figura legjendare në BBC Petar Uvaliev, i cili në gjysmën e dytë të viteve 30-të të shekullit të kaluar përgatiste programin në italisht të radios bullgare.

Petar Uvaliev

Më shumë personalitete emblematike në lidhje me historinë e programeve në gjuhë të huaja të Radios Kombëtare Bullgare mund të zbulohen në botimin Radio Bullgaria - zëri i Bullgarisë në botë.

Përpilues: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 12 korrik 2024

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën e përjetshme “Kënga ime, dashuria ime” në interpretim të yllit të estradës bullgare Jordanka Hristova.  Ju..

botuar më 24-07-12 3.00.MD

Bullgaria sot – 11 korrik 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Një kujtim i dashur, një kujtim i imi” të grupit “Signall” Ju urojmë minuta të këndshme! 01:51 - Lajme  13:06 - Kënga e ditës

botuar më 24-07-11 3.00.MD

Bullgaria sot – 10 korrik 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Mos më shiko kështu, o djalë” të Kamelija Todorova. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:44 - Lajme  11:24 - Kënga e ditës

botuar më 24-07-10 3.00.MD