“Duke parë se në botë tashmë transmetohen programe me valë të shkurtra, një grup teknikësh të entuziazmuar bullgarë morën vendim për të krijuar një radio-transmetues për valë të shkurtra me qëllim eksperimental dhe të transmetojnë emision në gjuhën bullgare për jashtë shtetit. Fillimisht u ndëshkuan për këtë iniciativë të tyre, por më vonë u dekoruan për nismën e guximshme.” Kështu studiuesi i historisë së radios në Bullgari Prof. Veselin Dimitrov përshkruan fillimin e programeve për jashtë, të cilat radioja bullgare filloi të transmetojë në vitin e largët 1936. Për të gjithë 85 vitet e ekzistencës së vet Radio Bullgaria ka se çfarë të tregojë për vetveten, por edhe të nderojë një galaktikë të tërë personalitetesh të cilët punuan për të.
“Kjo radio dukej diçka mjaft e pabesueshme. Ajo lindi për të na bindur se është në kërthizën e hapësirës. Derisa bota ndahej në armiq, valët e radios i tejkalonin vijat e urrejtjes. Radioja na mësonte që të mos urrejmë”, tregon në kujtimet e tij figura legjendare në BBC Petar Uvaliev, i cili në gjysmën e dytë të viteve 30-të të shekullit të kaluar përgatiste programin në italisht të radios bullgare.
Më shumë personalitete emblematike në lidhje me historinë e programeve në gjuhë të huaja të Radios Kombëtare Bullgare mund të zbulohen në botimin “Radio Bullgaria - zëri i Bullgarisë në botë”.
Përpilues: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 11 qershor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj, ju ofrojmë komentet e politologut Daniell Stefanov dhe të shkrimtarit Vlladimir Zarev në lidhje me zgjedhjet e zhvilluara në Bullgari për..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj do të flasim për mundësitë jo tradicionale për turizëm tek ne. Në “Këngën e ditës” ju ofrojmë këngën më të re të dy vëllezërve – Javor dhe Viktor Georgievi, titulluar..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj në rubrikën “Histori” do t’ju tregojmë për përmbushjen e vullnetit të fundit të Mbretit Ferdinand, që shtëpia e tij e përjetshme të jetë në Bullgari Në “Këngën e ditës” ju..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën Personalitete do t’ju njohim me Prof. As. Dr. Raqi Bello i cili na tregon më tepër për..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Mos më shiko kështu, o djalë” të Kamelija..