Ministria e Jashtme e Bullgarisë shprehu habi për pozicionin personal të senatorëve të SHBA Bob Menendez dhe Jim Rich, sipas të cilëve korrupsioni dhe gjendja e lirisë së mediave në Bullgari kërcënojnë marrëdhëniet bullgaro-amerikane.
Ministria thekson se ky mendim nuk është pozicion i Senatit Amerikan dhe nuk pasqyron nivelin e marrëdhënieve dypalëshe.
“Ne kemi marrë sigurime si nga Ambasada e SHBA në Sofje ashtu edhe nga Departamenti i Shtetit në Uashington se kjo deklaratë nuk e detyron qeverinë e Shteteve të Bashkuara, e cila në asnjë mënyrë nuk do të donte të ndikonte në fushatën zgjedhore në vendin tonë”, theksohet në pozitën e Ministrisë.
Një grup i organizuar ndërkombëtar i përbërë nga shtetas sirianë, jordanezë, bullgarë dhe moldavianë është neutralizuar, njoftoi Ministria e Brendshme. Operacioni i specializuar policor për neutralizimin e një kanali kontrabande për migrantë përmes..
Një tërmet i dobët është regjistruar në Sofje një minutë para orës 16:00, i cili ka qenë me magnitudë 2.7 të shkallës Rihter dhe është ndjerë në katet e larta të disa lagjeve të kryeqytetit - "Druzhba", "Mlladost", "Studentski Grad" dhe "Malinova..
Në Prokurorinë e qytetit të Sofjes tashmë është dorëzuar kallëzimi i djeshëm nga kandidatja për kryeministre të përkohshme, Gorica Grënçarova-Kozhareva, për presionin që i është bërë gjatë punës së saj mbi projektin për qeverinë e përkohshme. Një..
20.8% e bullgarëve duan të jetojnë gjatë udhëheqjes së një qeverie autoritare, 10% të tjerë janë përkrahës të komunizmit, sipas studimit të fundit të..
Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve..