Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të rinjtë presin ide konkrete nga politikanët për 4 vitet e ardhshme

Aleksandër Kollarov
Foto: arkiv personal

“Një popull i cili nuk e njeh historinë e tij është i dënuar ta përsëris atë.” Sigurisht shumë prej nesh i dëgjojnë këto fjalë si një klishe, por kur duhet të zgjedhim se kujt t’i besojmë zhvillimin e vendit tonë në 4 vitet e ardhshme, kthimi ynë në vitet 90 të shekullit të kaluar do të ishte veçanërisht i dobishëm. Në mënyrë që të jemi në gjendje të kuptojmë dhe të pranojmë zgjedhjet të cilat një pjesë e madhe e atyre që kanë të drejtën vote po bënin në të gjitha zgjedhjet e mëparshme, duhet të kemi parasysh ndryshimin që përjetuan shumë prej votuesve me të drejtë vote në fund të vjeshtës së 1989. Gjurma që ai lë në pikëpamjet dhe shpresat e tyre është e pashlyeshme:

“Shumica thonë se në fillim nuk kishin asnjë përgatitje, por deshën të kishte ndonjë ndryshim pasi 45 vjet ishin një periudhë jo qa të vogël në të cilën jeta e tyre ishte e sosur –  tregon Aleksandër Kollarov, autor i blogut “Histori nga tranzicioni”. – Ata që kishin pritje të mëdha u zhgënjyen, madje edhe ata që nuk kishin – gjithashtu u zhgënjyen. Sidoqoftë, ata vazhdojnë të jenë të ndarë nëse ishte më mirë para vitit 1989 apo tani. Konsensusi është i pamundur në këtë drejtim, por unë nuk po përpiqem ndaj një të tillë. Unë dëshiroj të paraqes pikëpamjet, pavarësisht nga baza dhe orientimet politike se çfarë është më mirë për vendin, si dhe çfarë të jetë dhe së cilës hapësirë ​​botërore t’i përkasim.”

Aleksandër Kollarov e cakton veten si “fëmijë e tranzicionit”. Për të gjetur përgjigjen e pyetjes në ç’rrugë ecën vendi ynë ai bisedon si me dhjetëra njerëz të zakonshëm, ashtu edhe me mjekë, juristë, politikanë, aktivistë shoqëror. Dhe ai gjithnjë bën pyetjen e njëjtë: “Pse gjërat nuk po shkojnë siç duhet?”. Përgjigja më e shpeshtë nga politikanët është që ata që qeverisën para tyre bënë të njëjtën gjë. Përgjigja kjo e cila largon shumë njerëz në Bullgari të jenë katalizator të ndryshimeve të cilat ata duan të shohin. Megjithatë ai është i bindur, se “të rinjtë mund të bëjnë zgjedhje të informuara sepse nuk janë budallenj”. Por politikanët gjithashtu kanë rolin e vet në këtë proces:

“Ata duhet të ndalojnë t’i tregojnë se çfarë do të ndodhë, por çfarë konkretisht do të bëjnë për rajonin. Brezi im nuk beson në premtime. Ne jemi një shoqëri konsumatore që dëshiron që gjithçka të ndodhë menjëherë, jo në 10-15 ose 20 vjet. Në se dëshirojnë në ndonjë mënyrë të motivojnë dhe të angazhojnë të rinjtë, duhet të na tregojnë zgjidhje konkrete për 4 vitet e ardhshme.”

Si një plus i madh, Aleksandër evidenton se pas protestave të verës së vitit 2020, një masë mjaft e madhe kritike e njerëzve filloi të interesohej për atë që po ndodh në Bullgari. Sidoqoftë, ai është i bindur se ky interes duhet të vazhdojë deri dhe pas zgjedhjeve, megjithëse me forma të tjera të kontrollit, të cilat nuk përfshijnë domosdoshmërish protesta. Për Aleksandër, bërja e pyetjes “pse ndodhi kjo” është një mënyrë konstruktive dhe e përshtatshme për ta mbajtur qeverinë përgjegjëse për veprimet ose mosveprimet e saj.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për të pasur një qeveri me mandatin e tretë

Në Sozopoll, ku sot mori pjesë në ceremoninë solemne para Monumentit të Apostullit të Lirisë Vasill Levski, me rastin e 187-vjetorit të lindjes së tij ,  nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për formimin e një qeverie me të tretin..

botuar më 24-07-18 5.02.MD
Denica Saçeva nga GERB

Reagimet në Kuvend për propozimin e PP-DB për shtyrjen e mandatit të kabinetit

Forcat politike të përfaqësuara në parlament kanë reaguar me një dozë të fortë skepticizmi ndaj propozimit ekscentrik të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) që presidenti Rumen Radev të shtyjë për 3 muaj dorëzimin e mandatit..

botuar më 24-07-16 3.18.MD
Aleksandër Nikolloski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi dëshiron të tërheqë mallra nga Evropa drejt Selanikut përmes  një linje të re hekurudhore Ndërtimi i linjës hekurudhore përgjatë Korridorit 10 është prioritet për Maqedoninë e Veriut, tha ministri maqedonas i Transportit Aleksandër..

botuar më 24-07-12 4.40.MD