Covid-19 riktheu problemin e martesave të hershme midis romëve, tha për BTA Tanja Hristova, eksperte arsimore dhe koordinatore në Qendrën për Dialog dhe Tolerancë Ndëretnike “Amalipe”.
Për shkak të mos frekuentimit të shkollës, një nga problemet e komuniteteve rom u ringjall - martesat e hershme. Që nga fillimi i vitit shkollor, ka pasur më shumë se 25 martesa të hershme në një shkollë të mesme profesionale në Pazarxhik. Trendi është i dukshëm edhe në qytetin Sliven.
Një problem tjetër në pandemi është mungesa e pajisjeve për mësim në internet dhe e aftësive për të punuar me to. Nga “Amalipe” bënë një Akademi për Nxënës - Mentorë. Atje, më shumë se 180 fëmijë nga i gjithë vendi po trajnohen për të ndihmuar bashkëmoshatarët e tyre për të zotëruar pajisjet elektronike, shtoi Hristova.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, më të theksuara në zonat malore. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare..
Anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen është një mundësi e madhe, por edhe një sfidë. Në mënyrë që vendi ynë të përfitojë sa më shumë nga kjo mundësi, duhet të hiqen barrierat administrative që pengojnë sektorin e turizmit. Këtë e deklaruan pjesëmarrësit në..
Me vendim të qeverisë sot po krijohet Këshilli Ndërinstitucional për Kontrollin e Investimeve të Huaja Direkte. Ai do të shqyrtojë aplikimet për investime të huaja direkte në Bullgari nga investitorë të regjistruar në vende të treta jashtë Bashkimit..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formuar një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..
Me Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë festë të përbashkët të 153 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt. Bullgaria nuk ka marrë ftesë për ta..
Sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit, në vitin 2024, punëdhënësit bullgarë kanë rritur importin e personelit nga vendet jashtë BE-së. 15 560 të huaj..