Bullgaria po përgatitet për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë DefenderEurope 21 dhe SteadfastDefender – 21. Ato do të zhvillohen në periudhën maj-qershor nën udhëheqjen e Komandës së Trupave të Këmbësorisë së ShBA-së për Evropën dhe Afrikën dhe Shtabit të Komandës Supreme të Forcave të Bashkuara të Armatosura të NATO-së në Evropë.
DefenderEurope – 21do tërealizohet kryesisht në pellgun e Detit të Zi të Ballkanit dhe të Estonit. Trajnimi fillon në mars me ridislokimin e forcave dhe mjeteve në det nga ShBA-ja deri në 8 shtete evropiane dhe do të vazhdojë deri në mesin e qershorit të këtij viti. Në të do të përfshihen më se 30 000 ushtarakë nga 26 shtete anëtare të NATO-s dhe vende partnere. Qëllimi kryesor është të përsoset përgatitja dhe koordinimi operativ midis pjesëmarrësve në realizimin e njëkohshëm të operacioneve mbrojtëse në më se 30 poligone ushtarake në 14 vende.
SteadfastDefender – 21është e lidhur me stërvitjenDefenderEurope – 21. Ky trajnim do të realizohet nga mesi i majit deri në fillim të qershorit. Bullgaria do të përfshihet kryesisht me sigurimin e mbështetjes logjistike si një vend pritës për kalimin transit të forcave dhe mjeteve.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..