Aktorja e madhe bullgare e teatrit, filmit dhe televizionit Tatjana Llollova vdiq në moshën 87 vjeç. “Unë nuk jam yll, unë jam diell”, thoshte me shaka aktorja që kur ishte e gjallë.
Ajo lindi më 10 shkurt të vitit 1934 në Sofje. Babai i saj ishte bullgar ndërsa nëna - me origjinë ruso-ukrainase. Tatjana Llollova u diplomua për aktrim në vitin 1955 në Sofje. Në 1957 ajo u bë aktorja e parë e emëruar zyrtarisht në trupën e Teatrit Satirik.
Tatjana Llollova ishte një aktore e dalluar me një gamë të gjerë imazhesh komike dhe satirike, por edhe me një talent tronditës dramatik. Ajo është mbajtëse e shumë çmimeve për punën krijuese. Tatjana Llollova do të mbetet në kujtesën e brezave bullgarë me praninë e saj unike në skenë.
“Unë nuk e di si të kursehem, gjithmonë këndoj si për herë të fundit” - thotë heroina e Tatjana Llollovës në “Duende” - monospektakël që aktorja luante para sallave të mbushura me njerëz për 15 vjet me radhë.
Tatjana Llollova gjithmonë ka theksuar se marrëdhëniet e saj me Radion Kombëtare Bullgare kanë një histori të pasur. “Unë kam punuar në Redaksinë “Humor, Satirë, Argëtim” të Radios Kombëtare Bullgare, lexova edhe tekste poetike në eter. Vite me radhë drejtova një transmetim në Redaksinë “Muzikë Popullore”. E pëlqej folklorin bullgar, por nuk mund të interpretojë mirë asnjë këngë popullore bullgare. Sidoqoftë zëri im “hyri” në shtëpitë e mijëra, ndoshta miliona adhuruesve të traditës sonë. Në atë kohë, mora shumë letra nga dëgjuesit që ndiqnin programet. Kam marrë pjesë edhe në programet në gjuhën franceze të Radio Bullgarisë. Kjo media do të thotë aq shumë për mua sa nuk mund ta them me disa fjalë. Dhe nuk dua të flas për një kohë të gjatë”, rrëfeu artistja në një intervistë për Radio Bullgarinë.
Mishëruar në shumë role në teatër, kinema dhe televizion, ajo me të drejtë quhet tërbim, objekt i panjohur fluturues, aktore e madhe dhe titanike. Sinqeriteti, cenueshmëria, forca dhe mençuria në vjetorin e 80 të saj të bukur ruhen në dokumentarin ”Portreti i një Zonje” nga regjisorët Ema Konstantinova dhe Georgi Toshev.
U prehtë në paqe!
Ju ofrojmë këngën “Kuti për kujtim” në interpretim të artistes Tatjana Llolova nga tetori 2020 në kuadrin e projektit “Artistët këndojnë”.
Prof. Riccardo Picchio (1923 – 2011) është pak i njohur për publikun e gjerë, por ai është një nga studiuesit më të mëdhenj italianë që përktheu autorë klasikë bullgarë në Itali, thotë Veneta Nenkova, themeluese e shkollës bullgare në Romë “Asen dhe..
Monospektakli "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit" i Marius Donkin bazuar në veprën me të njëjtin emër të Eric-Emmanuel Schmitt fitoi çmimin e madh në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar "MonoAkt" në Kosovë, njoftoi "Koha Ditore". Monodrama e..
Një këndvështrim tjetër mbi shkencën e Arkeologjisë - si bazë për komunikim, ndarje publike të trashëgimisë evropiane dhe akses më të lehtë në të - jep iniciativa Ditët Evropiane të Arkeologjisë 2024, e cila zhvillohet në një sërë vendesh të kontinentit...
Muzeu Letrar Kombëtar feston 174 vjetorin e lindjes së Ivan Vazov. Festimi shënon edhe përvjetorin e botimit të parë të pavarur bullgar të romanit..