Përveçse mbi sistemin shëndetësor, presioni i shkaktuar nga Covid-19 ka ndikim dhe mbi të gjitha sektorët e tjerë nëpër botë dhe tek ne. Akoma nuk mund të bëhet një pamje e plotë dhe vlerësim i pasojave nga masat kufizuese, të imponuara mbi punën e biznesit të vogël dhe të mesëm. Të dhënat e lidhura me papunësinë në vend vazhdimisht ndryshojnë, por një gjë është e qartë - problemi është serioz. Zgjidhja kërkon si një politikë qëllimore shtetërore, kështu dhe një iniciativë personale nga ana e qytetarëve. Provë në këtë drejtim bën aktori Naum Shopov, i cili bashkë me një ekip bashkëmendimtaresh krijon një platformë në ndihmë të të zënëve në sferën e profesioneve të lira.
“Unë kam një ide të tillë prej 5-6 vjetëve e këtej, por gjithmonë nuk më arrinte koha, durimi dhe mjetet financiare, që të mund ta realizoj. Por, për fat përpara rreth një viti e gjysmë, filluam të punojmë mbi të. Ideja është që përmes platformës të bashkohen në një shoqëri të tërë njerëz të ndryshëm me profesione të lira dhe bizneset e vogla, dhe të përfitojnë nga shërbimet e ndryshme të ofruara prej tyre. Vetëm gjatë gjysmës së dytë të vitit 2020, mbi 130 000 veta kanë qenë të pushuar nga puna. Qëllimi ynë është që t’u ndihmojmë atyre në gjendje të rëndë, të gjejnë klientë për biznesin e vet ose praktikë të lirë dhe kjo t’u japë mundësi të vazhdojnë përpara.”
Aktori është i bindur se pavarësisht nga frika për ditën e nesërme, tema për punë me potencial të sjellë të ardhura suplementare, do të mbetet aktuale dhe në të ardhme. Prandaj dhe numri i të regjistruarve ndaj momentit në platformë rreth 9000 veta do të vazhdojë të rritet.
Naum Shopov është nga brezi i ri i aktorëve bullgarë, të cilët pa frikë përfshihen në sfida të ndryshme. Emri i tij bën një referencë të drejtpërdrejtë te personaliteti i një prej figurave emblematike në jetën teatrore bullgar – te gjyshi i tij Naum Shopov i përcaktuar si “një aktor me forcë titanike në skenë”. Babai i tij Hiristo Shopov po kështu është aktor i njohur. Dhe pavarësisht se skena dhe kinemaja janë të pranishme në jetën e tij që në një moshë më të re, i riu Naum Shopov zgjedh që t’i përkushtohet dhe një pasioni tjetër, fillimet e të cilit ai i zbulon akoma si nxënës. “Më qe jashtëzakonisht interesante që të di sesi punojnë qelizat dhe cila është logjika e proceseve në jetë”- sqaron ai afinitetin e vet ndaj shkencës natyrore dhe biologjisë. Prandaj aplikon në “Mjekësi”. Diplomohet përpara 2 vjetëve, por akoma nuk ka filluar specializimin e domosdoshëm. Por, për llogari të kësaj u bë i njohur mes publikut televiziv bullgar pikërisht përmes rolit të tij të mjekut, por në një serial televiziv.
Pohon se, nuk ka pasur mundësinë të jetë në “syrin e stuhisë” mes kolegëve të tij mjekë. Pavarësisht nga kjo është i bindur se ajo që po rastis i ka ndryshuar dhe “i është mësuar atyre dy herë më shumë disiplinë”. Një mësim, të cilin shoqëria jonë duhet të marrë nga sprova e tanishme është kuptimi i konceptit të solidaritetit dhe deri ku arrijnë kufijtë e tij:
“Mendoj se, solidaritet është një fjalë e mirë, vetëm se ai ka një akumulim dhe njerëzve u vjen deri në fyt. I detyron të mos jenë më të tillë, si dhe tolerantë ndaj të tjerëve. Kjo është më shumë e dukshme në kohëra, kur janë të drejtuar përpara një stresi të madh prej çdo një karakteri. Prandaj është e domosdoshme të jemi të vëmendshëm njëri ndaj tjetrit më shumë se kurrë. E dini se kur grumbullohet një tension i madh, nganjëherë tregohen dhe dalin tipare nga karakteri, të cilat fare nuk janë të bukura.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook /@naumhshopov
Vendi ynë filloi të fitonte rregullisht medalje në Lojërat Olimpike Verore në vitin 1952. Sportisti i parë vendas që u kthye me bronz nga Lojërat e Helsinkit ishte boksieri Boris Georgiev-Mokata. Sa do të jetë numri i tyre nga lojërat e tanishme në..
Pothuajse çdo fëmijë ka dëshirën dhe aftësinë për të vizatuar. Sa i përket talentit, ndonjëherë duhen vite që ai të vihet re dhe të vlerësohet. Sidomos nëse ndodh që të rritesh në Bullgari në agimin e demokracisë. E tillë është historia e bashkatdhetares..
Kurioziteti për botën përreth nesh dhe një dëshirë e pandërprerë për të ecur përpara dhe për të kuptuar se çfarë fshihet pas çdo hapi të ri dhe përparimi në shkencë - ky është filli kryesor i përparimit për një shkencëtar shumë të ri në Bullgari...