Përvjetori i 85 i Radio Bullgarisë është një arsye që t’ju takojmë me veteranët e redaksive të gjuhëve të huaja, të cilët e hapën rrugën e programeve për të huaj të Radios Kombëtare Bullgare. Padyshim shumë prej tyre duhej të përballeshin me sfidat e një nisme për të cilën mësuan hap pas hapi, ndërsa barometri për punën e tyre, si edhe tani, janë përshtypjet e dëgjuesve.
“Duhej të mësohej shumë në këtë profesion të mrekullueshëm. Tepër shumë! Dhe kur grumbullova një farë përvoje si përkthyes dhe folës, erdhën dhe reportazhet, intervistat dhe komentet”,kështu fillon tregimin e tij për punën në Radio Bullgarinë Vencesllav Nikollov, redaktor i vjetër dhe përkthyes-folës për një kohë të gjatë në gjuhën spanjolle të programit shumëgjuhësh të Radios Kombëtare Bullgare. Njohës i shkëlqyeshëm i hollësive të gjuhës dhe historisë së të dy popujve në vitin 1985 Vencesllav Nikollov shkroi librin “Njëqind spanjoll për të kaluarën bullgare”, në të cilën paraqet komente dhe referenca të shumta për historinë e popullit bullgar të shkruara nga autorë spanjollë gjatë shekujve. Ai është autor dhe përkthyes në spanjisht i tekstit të albumit dygjuhësor “Bullgarët dhe spanjollët” si dhe i një sërë artikujsh për lidhjet bullgaro-spanjolle, si dhe i dy fjalorëve. Krahas kësaj është përkthyes i njohur i librave dhe në vitin 1998 u dekorua me Urdhrin e lartë spanjoll për Merita Civile, i akorduar atij nga Mbreti Juan Carlos I për kontributin e tij në forcimin e lidhjeve midis popujve të Spanjës dhe Bullgarisë. Është mbajtës i çmimit të Lidhjes së Përkthyesve Bullgarë për krijimtarinë e tërësishme si përkthyes i letërsisë artistike.
Për hapat e parë në përkthimin profesional Vencesllav Nikollov tregon:
“Do t’ju tregoj një histori nga gati 60 vjet më parë. Në vitin 1964 isha student në kursin e tretë të filologjisë spanjolle. Unë isha njeri nga njëzet studentët e parë bullgarë, pionierët e studimeve universitare spanjolle në Bullgari. Në atë ditë të largët, ne kishim mësimin tonë të parë praktik të spanjishtes. Kur hyri profesoresha jonë, e paharrueshmja Emilia Cenkova, pamë dy burra që hynë me të. Ata u ulën në ndenjëset e pasme dhe dëgjuan me vëmendje përgjigjet që dhamë. Disa ditë më vonë, ajo më thirri mua dhe kolegen time Elba Filipova (gjithashtu pjesë e redaksisë spanjolle ndër vite) dhe na tha që dy të ftuarit ishin Nisim Benbasat, kryeredaktor i programeve në gjuhën spanjolle dhe zëvendësi i tij, Nikolla Ivanov. Ajo na tha që Elba dhe unë ishim ftuar të bashkëpunonim si përkthyes dhe folës. Ishte një nder i madh për ne, ende studentë të vitit të tretë, dhe tani përkthyes në Radion Kombëtare. Kështu që, ne filluam menjëherë.”
Cila ishte lidhja midis dëgjuesve dhe ekipit të redaksisë spanjolle?
“Shumë prej dëgjuesve i dinin emrat tanë dhe na konsideruan pothuajse si të afërm” – kujton Vencesllav.
Vencesllav Nikollov vazhdoi të bashkëpunonte me Redaksinë Spanjolle edhe si pedagog i gjuhës spanjolle në Universitetin e Sofjes. Disa prej studentëve të tij gjithashtu u bënë pjesë e ekipit spanjoll në radio dhe u afirmuan si specialistë të shkëlqyer. Puna në redaksi kërkon shumë punë dhe dituri, por kjo afron kolegët dhe i kthen në një ekip të fortë.
Vencesllav tregon se puna ishte jashtëzakonisht magjepsëse për të dhe falë saj ai ra në dashuri me Radion, mikrofonin, kontaktin me njerëzit e sinqertë që donin të dinin gjithnjë e më shumë për Bullgarinë.
“Si përfundim, unë do të them se bacili i dashurisë për radio kishte hyrë në lëkurën time përgjithmonë, sepse pasi kalova 12 vjet si gazetar dhe mësues i gjuhës bullgare në Kubë dhe Meksikë, u ktheva në Radio Bullgarinë. Për më tepër mbeta para kompjuterit dhe mikrofonit edhe pasi dola në pension në fillim të mijëvjeçarit të ri. Ky më shumë se gjysmë shekulli në Radio Bullgarinë do të mbetet në ndërgjegjen dhe në zemrën time si periudha më e mirë në jetën time të gjatë. Shpresoj, që edhe të rinjtë, të cilët vazhdojnë të punojnë këtu duke marrë stafetën që u kemi dhënë atyre, gjithashtu mendojnë kështu.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Muzeu për Histori të Radios në Bullgari “Prof. d-r Veselin Dimitrov”
Në fillim të programit tonë do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Të pëlqej" në interpretim të Bellosllavës dhe reperit Bobo. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.44 - Lajmet 12.41 -..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” do t’ju informojmë për koncertin e Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare kushtuar Krishtlindjeve. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.23 – Lajmet 10.50 – Kënga e..
Në fillim të programit tonë do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Të dy" në interpretim të Desi Dobrevës. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.31 - Lajmet 14.32..
Në fillim të programit tonë do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Të pëlqej" në interpretim të..