Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Shëndetësisë: Kulmi i valës së tretë të Covid-19, për disa javë gjërat do të rregullohen

15 mijë veta vaksinohen përditë kundra koronavirusit në Bullgari

Profesori Kostadin Angjellov
Foto: BGNES

“Jemi të vendosur në krye të pikut, po fillojmë të ecim në pjesën më të lartë të pllajës dhe situata pritet të mbetet kështu në ditët në vijim.” Në këtë mënyrë  ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov e karakterizoi situatën me valën e tretë mbizotëruese të koronavirusit në vendin tonë.  Gjatë kohës së brifingut të rregullt  të autoriteteve shëndetësore ai i përkrahu fjalët e tij me një informacion se gjatë 14 ditëve të fundit po rritet numri i rasteve të regjistruara rishtazi të Covid-19 dhe shtoi se gjërat  do të rregullohen  në kuadrin e disa javëve për shkak të numrit rritës të njerëzve të vaksinuar. 

Sistemi i shëndetësisë është i përgatitur për t'iu përgjigjur krizës, tha akoma profesori Kostadin Angjellov. Një presion më të madh mbi institucionet mjekësore ka në rrethet Sofja, Burgas, Shumen dhe Varna. Por, ai nuk është i krahasueshëm me presionin mbi psikikën e njerëzve, nënvizoi ministri. Sipas fjalëve të tij, njerëz të ndryshëm mundohen që të luajnë me frikësimet dhe shpresat e qytetarëve. 

Bullgaria zë vendin e 5 në Bashkimin Evropian për nga numri i të sëmurëve nga koronavirusi për dy javët e fundit me 732 në 100 mijë veta dhe vendin e tretë  për nga vdekshmëria me 21 në 100 mijë veta. Aktualisht 74% nga shtretërit për pacientë të pa komplikuar dhe 71% për njerëzit në repartet intensive janë të zëna por, ka mundësi për shtimin e tyre. Rastet aktive tek mjekët janë 1216. 7 rrethe kanë sëmundshmëri mbi 800 në 100 mijë veta - mes tyre janë Sofja, Silistra dhe Burgas, dhe po kaq rrethe nën 500 në 100 mijë veta, mes të cilave Tërgovishte, Kërxhali dhe Vidin. 

Deri në fund të muajit prill do të marrim vaksina të mjaftueshme dhe kjo do t’u japë mundësi njerëzve të mund të bëjnë një zgjedhje të informuar, deklaroi ministri i shëndetësisë. Tani rreth 15 mijë veta imunizohen në ditë. Sipas tij, Bullgaria  është shteti i vetëm në Evropë, në të cilin ndokush i lejon vetes të heqë dorë nga vaksina, vetëm sepse nuk është e zgjedhur prej tij. Deri në fund të muajit priten rreth 700 mijë doza - prej tyre 350 do të jenë vaksinat e ARN-së, kurse deri në fund të qershorit - afro 1,5 milionë të “Pfizer” dhe 400 mijë të “Moderna”. Më 16 prill do të mbërrijnë 14 mijë doza nga vaksina e “Janssen”, kurse dhjetë ditë më vonë - akoma 24 mijë. Dozat e disponueshme të vaksinave janë  277 665.



“Për javë të radhës po fillojmë të kthejmë tendencën e numrit të testeve pozitive kundrejt numrit të të shëruarve nga institucionet mjekësore në favor të këtyre të fundit “, kolaudoi ministri. Kurse sipas kryeinspektorit shtetëror docent Angjell Kunçev në krahasim me valën e dytë të koronavirusit vdekshmëria është mjaft më e ulët . 

Docent Angjell Kunçev
Autoritetet shëndetësore shpresojnë që duke liruar pjesërisht masat nga sot, do të sjellin rendin e respektimit të tyre dhe njoftuan se do të kërkojnë një ekuilibër midis ekonomisë në punë dhe ruajtjes së shëndetit mendor të bullgarëve, por po të ketë rritje të të infektuarve masat do të forcohen përsëri. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD