Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri po propozon një qeveri eksperte

Foto: gov.bg

Kryeministri Bojko Borisov bëri thirrje për konsolidim dhe stabilitet në komentin e tij të parë mbi votimin parlamentar. Në një deklaratë në Facebook, Borisov kërkoi krijimin e një qeverie eksperte për të menaxhuar daljen e vendit nga pandemia deri në fund të vitit.

Udhëheqësi i forcës së dytë politike “Ka një popull të tillë” Sllavi Trifonov shkroi në mediat sociale se ai vet u izolua sepse ka simptoma të Covid-19. Nga partia e tij njoftuan se nuk do të formojnë koalicione me GERB dhe BSP.

“BSP për Bullgarinë”, e cila është e treta në votim, tha se nuk do të komentojnë rezultatet paraprake të zgjedhjeve derisa nuk do të bëjnë një regjistrim të vet paralel.

Mustafa Karadajë, udhëheqës i forcës së katërt politike në parlamentin e ri DPS, komentoi se “zgjedhësit bullgarë votuan për ndryshimin. Ne nga DPS gjithashtu jemi për ndryshime. Për më shumë se katër vjet ne kemi folur për nevojën e normalitetit në politikë dhe rivendosjen e demokracisë. Gjithçka është një variant”.

“Nëse të gjithë përmbushin zotimet e tyre në fushatën parazgjedhore, GERB nuk do të jetë në gjendje të formojë një kabinet”, tha para BNR Hristo Ivanov, bashkëkryetar i “Bullgarisë Demokratike”.


Më shumë nga rubrika

Bullgaria prapë është në një ritëm parazgjedhor

Që nga sot, 11 qershor, Bullgaria prapë hyn në një fushatë parazgjedhore, pasi asnjë nga partitë në Legjislaturën e 45-të të Kuvendit Popullor, zgjedhjet për të cilën u zhvilluan më 4 prill të këtij viti, nuk arriti të formojë kabinet. Zgjedhjet e..

botuar më 21-06-11 1.52.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Olivér Várhelyi në samitin në Tiranë: Qershori është një muaj kritik për Ballkanin Perëndimor Mund të themi se ky vit i është kushtuar Ballkanit Perëndimor për shkak të angazhimit nga ana e BE-së, por ka nevojë edhe për rezultate,..

botuar më 21-06-11 12.21.MD

Formimi i një qeverie vepruese pas zgjedhjeve është një hipotezë gjithnjë e më e mundshme

Kaloi dita e fundit në të cilën partitë dhe koalicionet mund të regjistronin listat e tyre të kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme të 11 korrikut. 18 parti dhe 9 koalicione janë regjistruar për të marrë pjesë në votim. Cilat janë hipotezat për..

botuar më 21-06-09 3.40.MD