Qyteti i vetëm i madh nga koha e trakëve i ruajtur e deri më sot në Bullgari shtrihet nja dhjetë kilometra larg qytetit të sotëm Jamboll. Ndryshe nga shumë vendbanime të tjera nga kjo epokë, Kabile është shumë i ruajtur dhe i studiuar plotësisht nga arkeologët. Sot vendi u shpall rezervat arkeologjik. Në afërsi të drejtpërdrejt ka një muze modern multimediatik, ku janë të ekspozuar një pjesë prej zbulimeve dhe projektohen filma dokumentarë.
Çfarë dimë për të kaluarën mijëvjeçare të qytetit Kabile?
Qyteti u formua që në mijëvjeçarin e dytë para Krishtit, pranë një qendre të madhe të kultit – kodrinës Zajçi Vrën. Që atje hapet një pamje e mrekullueshme drejt rrafshinës dhe muret e rindërtuara të godinave dhe fortifikatave të dikurshme. Një fakt interesat është se në vitin 341 para Krishtit, qyteti Kabile u pushtua nga Filip i Maqedonisë, ndërsa më vonë për një kohë të shkurtër në të banonte edhe biri i tij Aleksandër III i Madh i Maqedonisë.
Në shekullin e tretë para Krishtit Kabile ishte rezidenca e mbretërve trakë Spartok dhe Skostok, ndërsa më vonë, pasi u pushtua nga romakët, u kthye në një kamp romak – njeri prej më të mëdhenjve në provincën romake Trakia. Në fund të shekullit të VI u asgjësua nga avarët.
Çfarë mund të shihni në Kabile sot?
Para disa vitesh objekti arkeologjik u rindërtua në kuadrin e një programi evropian dhe tani pret miq me eksponatet e restauruara. Ndër ta janë mure të kështjellës trake me disa kulla, dy bazilika nga epoka e krishterimit të hershëm nga shekulli i IV, dy banja romake, si dhe kazermat, depot e drithërave madje edhe një lagje e tërë nga koha kur Kabile ishte kamp ushtarak romak.
Më shumë për këtë qytet të moçëm pranë vendbanimit të sotëm Jamboll, mund të lexoni në botimin “Shkëlqimi dhe rënia e qytetit legjendar Kabile” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..