Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev: Bullgarët në Serbi janë një urë shpirtërore midis dy vendeve

Rumen Radev dhe Vlladica Dimitrov
Foto: BGNES

Çështjet aktuale në lidhje me pakicën kombëtare bullgare në Caribrod, Republika e Serbisë, diskutoi në Sofje Presidenti Rumen Radev me kryebashkiakun Vlladica Dimitrov dhe kryetarin e Këshillit Bashkiak Zoran Xhurov.

“Do të doja që bullgarët në Serbi gjithmonë të jenë lidhja dhe ura shpirtërore në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona, sepse bashkëpunimi midis vendeve të afërta dhe fqinje po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm”, theksoi Presidenti.

Ai shtoi se Bullgaria mbështetet në angazhimin e autoriteteve serbe dhe personalisht të Presidentit Aleksandër Vuçiç se shteti do të vazhdojë të sigurojë kushte për ushtrimin e të drejtave politike, kulturore dhe arsimore të pakicës kombëtare bullgare në përputhje me praktikat më të mira evropiane.


Më shumë nga rubrika

Ekziston një dialog midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi më i rëndësishëm dhe mik i ngushtë, prandaj zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe është me rëndësi për Bullgarinë . Kjo kërkon kontakte të rregullta, dialog dhe bashkëpunim, tha Presidenti Rumen Radev..

botuar më 21-06-17 7.59.MD
Bujar Osmani dhe Svetllan Stoev

Bullgaria pret hapa konkretë nga Republika e Maqedonisë së Veriut

Në forumin përfundimtar në Antalia, në kuadër të presidencës së rotacionit të Turqisë të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), Ministri i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev u takua sot me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës..

botuar më 21-06-17 5.31.MD

Komisionerja e BE Stela Kiriakidou u bëri thirrje bullgarëve që të vaksinohen

Bullgaria do të marrë nga Komisioni Evropian një metodologji për vlerësimin e numrit të njerëzve në vend që kanë hasur tashmë virusin. Këtë e tha Ministri i Shëndetësisë Dr. Stojço Kacarov, në një brifing të përbashkët me Komisioneren Evropiane për..

botuar më 21-06-17 4.52.MD