Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projekti për Bullgarinë e Madhe – një ëndërr bujare por e parealizuar

Foto: BGNES

Kryengritja e Prillit e cila shpërtheu më 20 prill (2 maj sipas stilit të ri) të vitit 1876 tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare mbi kauzën bullgare – Çlirimin nga pushteti pesëshekullor osman. Mizoria me të cilën ajo u shua bëri që Fuqitë e Mëdha të ngrinin çështjen e reformimit të Perandorisë Osmane. 

Epopeja e Prillit në vendin tonë, seria e trazirave të krishtera në Bosnjë dhe Hercegovinë midis viteve 1875 dhe 1878 dhe Lufta Serbo-Turke e vitit 1876 ishin rasti për thirrjen e Konferencës së Ambasadorëve në Stamboll. Në periudhën dhjetor 1876 - janar 1877, diplomatët diskutuan variantet për “riformësimin” e Perandorisë Osmane në Ballkan. “Rusia propozoi krijimin e një “Bullgarie të Madhe” të bashkuar, vasale sipas hartës së krijuar nga Princi Vlladimir Çerkaski.

Ajo përfshinte të gjitha dioqezat e Eksarkisë Bullgare, e cila filloi të funksionojë brenda kufijve të saj pas Tubimit Kishtar-Popullor në Kostandinopojë në vitin 1871, dhe përfshinte Rrafshinën e Danubit, rajonin Podballkan, Rrafshinën e Trakisë së Epërm, Rodopet Veriore dhe rajone të mëdha të Maqedonisë së atëhershme, si dhe qytetin Nish me rrjedhën e sipërme të lumit Morava. Harta përfshinte gjithashtu të gjitha ato territore në të cilat të paktën 2/3 e popullsisë vetë-identifikohej si “bullgare”...”

Sidoqoftë vizioni britanik ishte që ky territor të ndahej në pjesën lindore dhe në të perëndimore, pasi ndarja nga veriu në jug shkonte nga lumi Danubi përgjatë rrjedhjes së lumit Iskër, pastaj kalonte përmes malit Stara Pllanina në qafën Trajanovi Vrata dhe ndiqte vijën e ndarjes midis maleve Rila dhe Rodopa.

Në planin përfundimtar të Konferencës së Stambollit u imponua propozimi britanik, i cili më vonë nuk u zbatua gjatë nënshkrimit të Traktatit Paqësor në Shën Stefani i cili i dhëne fund luftës midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane.

“Nëse territori i projektit britanik, i tërësishëm ose i ndarë, do të njihej, kjo mund të përmbushte një ide shumë më të moderuar kombëtare, e cila do të zvogëlonte tensionet e mëvonshme midis bullgarëve dhe popujve të tjerë të Ballkanit (do të parandalonte Luftën për Çlirimin e Maqedonisë, si dhe mosmarrëveshjen midis Bullgarisë dhe Rumanisë për Dobruxhën” – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë historiani Aleksandër Stojanov.

Duke shqyrtuar projektin e propozuar nga Konti Çerkaski zbulojmë një sërë kontradiktash ndaj angazhimeve të Rusisë të cilat ajo e mori përsipër para Fuqive të Mëdha gjatë pranverës së vitit 1877 në prag të Luftës Ruso-Turke, Çlirimtare për Bullgarinë. Prandaj megjithëse plotësonte shumë nga planet e Rusisë për të ardhmen e një Bullgarie të bashkuar, plani Çerkaski mbeti i parealizuar. Historiani shpjegon:

“Deri në atë moment Rusia zhvillonte luftëra me Perandorinë Osmane me qellim pushtimin e territoreve për t’i aneksuar. Në fillim të shekullit të 19-të, në kohën e Luftës nga vitet 1806-1812, rusët nuk i fshihnin ambiciet e tyre për të aneksuar Vllahinë dhe Moldavinë. Gjatë Luftës tjetër të madhe Ruso-Turke nga vitet 1828-1829, rusët orientuan përpjekjet e tyre drejt bashkimit të Besarabisë dhe zgjerimit në Kaukaz. Pasi humbën Luftën e Krimesë  (1853-1856) arrijmë deri te Lufta Ruso-Turke e pazakontë, por Çlirimtare për ne, në të cilën rusët për herë të parë nuk luftuan për territore në Ballkan. Në vitin 1876 në takime me ambasadorët, si dhe në bisedimet me Britaninë e Madhe dhe Austro-Hungarisë, Rusia u angazhua që kjo luftë të ushtronte një lloji presioni për reforma në Perandorinë Osmane, por jo të çonte deri në zgjerimin territorial ose në krijimin e një shteti të madh sllav në jug të lumit Danub.”

Sa i përket përfitimeve për Bullgarinë nga realizimi i planit të Princit Çerkaski ata do të ishin të konsiderueshme. Nga pikëpamja e territorit, ai ishte mundësisht më bujari për bullgarët. Nëse në paqen pasuese paraprake të Shën Stefanit Bullgaria kishte një sipërfaqe prej rreth 180 000 kilometra katrorë, atëherë projekti i Çerkaski parashikonte që ajo të ishte rreth 220 000 kilometra katrorë.

Është e konsiderueshme edhe arsyeja e Rusisë të paraqiste projektin për Bullgarinë e Shën Stefanit pavarësisht nga karakteri i përkohshëm i kësaj marrëveshjeje.

“Ajo kishte pretendime territoriale për pjesë të caktuara të Perandorisë Osmane në Kaukaz, si dhe dëshirë për të rikthyer Besarabinë, e cila ka qenë pjesë e Rumanisë që nga viti 1859 – shpjegon historiani. – Shfrytëzuan Bullgarinë e Shën Stefanit si një mjet negocimi. Ata ishin të prirë të bëjnë të gjitha lëshimet me heqjen e pjesëve të territorit bullgar si Dobruxha Veriore, Maqedonia, territoret përreth qyteteve Pirot dhe Nish, në Serbinë e sotme,nga Bullgaria, dhe kundrejt kësaj - Fuqitë e Mëdha të njohin të gjitha pretendimet e tyre territoriale.”

Kështu sipas historianit Aleksandër Stojanov, ideja e drejtë kombëtare të jemi një shtet të lirë, autonom dhe të bashkuar u kthye në një peng politik.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ura e Koljo Fiçeto në qytetin e Bjallës është restauruar

Pasi në vazhdim të shumë viteve një nga urat emblematike të ndërtuara nga mjeshtri murator Koljo Fiçeto shkatërrohej, aktualisht ajo është gati të mirëpresë sërish turistët. Hapja e saj zyrtare do të bëhet brenda pak ditësh - më 23 gusht...

botuar më 24-08-11 8.20.PD

Arkeologët po studiojnë kompleksin e prodhimit të “Kripores” pranë Provadias, i cili ka punuar mijëra vjet më parë

Kompleksi i prodhimit në vendbanimin prehistorik "Kriporja" ("Sollnicata") pranë Provadia (Bullgaria Verilindore) do të jetë objekt i punës kërkimore gjatë sezonit aktual, të 20-të radhazi, arkeologjik në vend. Ai ndodhet rreth 100 metra nga..

botuar më 24-08-10 10.25.PD

Thesari i famshëm i Panagjurishtes është rikthyer në Muzeun e Panagjurishtes

Nga data 9 gusht deri më 10 shtator, të gjithë banorët dhe mysafirët e Panagjurishtes do të mund të shohin përsëri origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes, njofton Muzeu Historik në qytet. Rikthimi i tij i fundit ishte në nëntor të vitit..

botuar më 24-08-09 6.15.PD