Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillojnë konsultime me Komisionin Evropian për Planin e Rimëkëmbjes

Tomisllav Donçev
Foto: BGNES

Gjendja e jashtëzakonshme epidemike zgjatet me akoma një muaj, tha Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov në një takim qeveritar. Sipas Angellovit, vendi po del me sukses nga vala e tretë e koronavirusit.

Takimi i kabinetit në dorëheqje u mbajt online dhe u transmetua në Facebook.

Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev është ngarkuar të fillojë konsultimet me Komisionin Evropian mbi dërgimin përfundimtar të projektit të Planit për Rimëkëmbjen e Bullgarisë pas Pandemisë, tha Kryeministri Bojko Borisov. Donçev sqaroi se qeveria është e gatshme të fillojë inspektimin paraprak sipas planit të Komisionit Evropian. Kur të kompletohet, dokumenti duhet të miratohet nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i BE, shtoi zëvendëskryeministri.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria e përkohshme nënshkroi një kontratë për të eksploruar një korridor energjitik Lindje-Perëndim

Në Këshillin e Ministrave u nënshkrua kontrata mes Agjencisë Amerikane të Tregtisë dhe Zhvillimit dhe Operatorit të Sistemit Elektroenergjetik për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e korridorit energjetik Lindje-Perëndim. Financimi në përmasë 1.2..

botuar më 24-07-22 11.37.PD

Situata në Stranxha vazhdon të jetë dinamike

Shuarja e zjarrit në zonën e komunës kufitare Boljarovo vazhdon për të shtatën ditë. Nuk ka asnjë rrezik për zonat e populluara, por shpërthimet mbeten aktive midis fshatrave Voden dhe Goljam Dervent. "Për momentin ka tri shpërthime midis fshatrave..

botuar më 24-07-22 9.44.PD

BALKAN RUN 2024 po afron - një maratonë deri në majën më të lartë të malit Stara Pllanina

Vrapimi malor BALKAN RUN 2024 deri në majën e më të lartë të malit Stara Pllanina - Botev dhe kthimi zhvillohet këtë të diel, më 21 korrik 2024, përgjatë një traseje prej 41 kilometrash me fillim/mbarim në qytetin Karllovo. Traseja është Rruga..

botuar më 24-07-20 4.20.MD