Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Atë Angell Angellov: Zoti lartësoi natyrën njerëzore dhe e dhuroi me përjetësinë

Foto: BGNES

Sot të krishterët i përgëzohen njeri-tjetrit me fjalët “Krishti u ngjall!” duke mbajtur në zemrat e tyre një gëzim të madh sepse Shpëtimtari, me vetëmohimin e Tij, u tregoi atyre rrugën drejt jetës së përjetshme. Sepse vuajtja, e shndërruar në shpresë, mposht edhe vdekjen.


“Zoti ynë erdhi në këtë tokë që të bëhemi edhe ne bij të Perëndisë”, citon fjalët e Shenjtorit Irinej Lionski Ati Angell Angellov nga kisha e kryeqytetit “Shën Sofia – Urtësia e Zotit”. Përmes sakramentit të Ringjalljes së Shenjtë, Zoti lartëson natyrën njerëzore dhe i jep asaj atë që zotëronte në fillim - përjetësinë.

Отец Ангел Ангелов

“Që në filozofinë antike tepër e qartë është e përshkruar besimi i njeriut në përjetësinë e shpirtit të tij – vazhdon prifti. – Ringjallja, e cila e përgatit njerëzimin për këtë përjetësi, e bën vet Zoti Jezu Krisht. Edhe sot e kësaj dite, kaq shumë vjet pas Ringjalljes, është e vështirë për ne të pranojmë që ky akt nuk i referohet vetëm barrës së përjetësisë së shpirtit, por si një e tërë - madje edhe pjesës materiale prej nesh.”

Ka njerëz të cilët që në rini e ndiejnë thirrjen e përjetësisë. Por ka edhe të tjerë të cilët synojnë pavdekësinë mezi kur binden në përkohshmërinë e gjithçkaje në këtë botë. Sipas Atit Angell Angellov e rëndësishme është që herët ose vonë të arrijmë në thelbin e Ringjalljes, në besimin e vërtetë dhe të pastër që Jezu Krisht na jep.  Dhe në se nuk kemi frikë nga dhimbjet në rrugën tonë dhe kemi lidhje të fortë dhe të pastër me Zotin, do të fitojmë Hirin e Tij.

“Sprovat e jetës kurrë nuk janë një ndëshkim – thotë prifti Angell Angellov. – Nuk duhet të mendojmë për Zotin si për një gjykatës, i cili na ndëshkon për gjithçka të cilën e kemi bërë në këtë botë. Kjo dashuri e pakufishme nuk mund të ndëshkojë. Por ka momente, kur duke dashur të dalim nga kujdesi i Zotit – sepse jemi të dhuruar me vullnetin e vetë, bëjmë shumë shëmti. Atëherë te ne vijnë sprovat. Sidoqoftë ato nuk janë ndëshkim, por një mjet për të fërkuar një besim edhe më të fortë te ne. Jam e bindur, se pas çdo sprove secili prej nesh bëhet shumë më i fortë në besim.”

Sot njerëzimi kalon përmes një sprove duke përjetuar pandeminë e koronavirusit. “Duhet të jemi të qartë për atë që jemi, çfarë është bota dhe çfarë duhet të kërkojmë në këtë botë, sepse kohët e fundit të mirat materiale na pushtuan dhe të paktën mendojmë për tjetrën që është mbi këtë botë”, thekson lidhur me këtë prifti Angellov. Sipas tij kjo sprovë duhet të na shërbejë si një kthjelli dhe pastrim i mendjes dhe një mundësi për të ngopur veten me “këtë besim të mrekullueshëm dhe të mahnitshëm të Krishtit”.

Mirëpo, a bëmë më të përulur, më besimtar dhe më të mëshirshëm?

“Po, ne jo gjithmonë i tregojmë tiparet tona të mira, por në shumicën e rasteve mendoj se jemi vërtet të mirë – përgjigjet prifti. – Shumë njerëz pikërisht në kohën e pandemisë treguan ndjeshmërinë e tyre dhe ajo u bë udhëheqëse në jetën tonë.

Mrekullia e Ringjalljes po ndodh çdo ditë në çdo një zemër – deri në Gjykimin e Fundit të Krishtit. Sipas apostullit Pavell Ringjallja është kremtja më e mrekullueshme e besimit të krishterë.

Nëse Krishti nuk u ringjall, besimi është bosh dhe ne jemi akoma në mëkat – shton Ati Angell Angellov. - Kjo festë nuk e duron në vetveten zgjuarsinë, por përshëndetjen që çdo i krishterë u thotë vëllezërve të tij: “Krishti u ringjall!” dhe përgjigja – “Me të vërtetë u ringjall!”. Kjo i jep kuptim tërë jetës sonë tokësore, sepse Zoti ynë vullnetarisht e pranoi vdekjen dhe në këtë absurditet të Zotit të vdekur e ngriti natyrën njerëzore dhe e pajisi atë me përjetësinë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një zonë e re e Terminalit 2 ofron një vend për të punuar dhe relaksuar në Aeroportin e Sofjes

Një zonë e re që kombinon një vend modern për t'u çlodhur dhe një hapësirë ​​​​të përbashkët pune është tashmë në dispozicion për udhëtarët në Terminalin 2 të Aeroportit të Sofjes, njoftoi Aeroporti i Sofjes në faqen e tij në Facebook.Në këtë zonë në..

botuar më 24-07-25 4.53.MD
Ursula von der Leyen dhe Roberta Metsola

Parlamenti Evropian konfirmoi kursin e BE-së të 5 viteve të mëparshme

Javën e kaluar, Ursula von der Leyen mori nga Parlamenti Evropian një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian me më shumë vota se mandati i saj i parë. Roberta Metsola u rizgjodh me një shumicë të madhe për 2 vjet e gjysmë në krye të..

botuar më 24-07-24 9.15.MD

Universiteti i Ri Bullgar prezanton specialitetet e tij me mundësinë e studimit në frëngjisht

Një nga shkollat ​​e larta në vendin tonë që ofron specialitete me mundësi studimi në frëngjisht është Universiteti i Ri Bullgar (NBU). Ndër tyre janë "Shkencat Politike" dhe "Gjuhët e huaja të aplikuara për administrim dhe menaxhim (në anglisht dhe..

botuar më 24-07-24 6.15.PD