Sot Klisura, Koprivshtica dhe Panagjurishte shënojnë përvjetorin e 145 të shpalljes së Kryengritjes së Prillit (sipas stilit të ri). Në Panagjurishte u zhvillua një lutje falënderimi dhe një procesion liturgjik. Ndër të ftuarit në festën në Klisura ishte Nënpresidentja Ilijana Jotova. Ajo ishte e pranishme në rikrijimin tradicional të momenteve të paharrueshme nga Epopeja e Prillit. Rikrijimi në fjalë ishte në prag të dështimit, pasi disa nga pjesëmarrësit nuk paraqitën dokumentet e nevojshme për armët e përdorura në përputhje me Ligjin e ndryshuar për Armët.
"Epopeja e Prillit nuk është vetëm një tekst nga historia, por një mesazh për të ardhmen.145 vjet më parë, lufta ishte kundër skllavërisë, e cila i kishte vënë pranga lirisë. Sot përsëri beteja është për shtetin, për institucionet e forta që funksionojnë në dobi të popullit bullgar, " tha Jotova. Në Bullgari data festohet edhe sipas stilit të vjetër - më 20 prill.Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..
Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..