Sot Klisura, Koprivshtica dhe Panagjurishte shënojnë përvjetorin e 145 të shpalljes së Kryengritjes së Prillit (sipas stilit të ri). Në Panagjurishte u zhvillua një lutje falënderimi dhe një procesion liturgjik. Ndër të ftuarit në festën në Klisura ishte Nënpresidentja Ilijana Jotova. Ajo ishte e pranishme në rikrijimin tradicional të momenteve të paharrueshme nga Epopeja e Prillit. Rikrijimi në fjalë ishte në prag të dështimit, pasi disa nga pjesëmarrësit nuk paraqitën dokumentet e nevojshme për armët e përdorura në përputhje me Ligjin e ndryshuar për Armët.
"Epopeja e Prillit nuk është vetëm një tekst nga historia, por një mesazh për të ardhmen.145 vjet më parë, lufta ishte kundër skllavërisë, e cila i kishte vënë pranga lirisë. Sot përsëri beteja është për shtetin, për institucionet e forta që funksionojnë në dobi të popullit bullgar, " tha Jotova. Në Bullgari data festohet edhe sipas stilit të vjetër - më 20 prill.Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..