Bullgarët me fe myslimane shënojnë Ramazan Bajramin. Me festën e cila vazhdon tri ditë – 13, 14, 15 maj, shënohet fundi i muajit të faljes Ramazan – kohë në të cilën myslimanët agjërojnë 30 ditë. Ramazan Bajrami fillon me lutjen – Bajram Namaz gjë pas së cilës besimtarët ulen në një tryezë të pasur.
“Do të isha e lumtur në se vini që të ndjeni frymën e festës – na fton Fatme Jëlldëz nga fshati Krajishte, i strukur në rrëzat e malit Rodopa. – Njerëzit veshin petkat më të mira dhe shkojnë në xhami, pas kësaj te të afërmit, puthin dorën e nënës dhe të babait, përqafohen, përshëndesin njeri-tjetrin dhe kërkojnë falje. Pastaj mblidhen rreth tryezës. Prandaj festa vazhdon disa ditë në mënyrë që të mund të respektojmë njërin nga prindërit mbrëmjen e parë, ndërsa mbrëmjen tjetër – prindërit e tjerë, dhe të rinjtë duhet të shkojnë te të moshuarit.”
Ramazan Bajrami është një nga festat më të rëndësishme në islam, krahas Kurban Bajramit. Pasi besimtarët ushqehen me ëmbëlsira dhe bonbone festa njihet edhe si Sheqer Bajram ose Bajrami i Ëmbël. Përgatiten specialitetet e ëmbla tipike për rajonet e ndryshme por më së shpeshti bakllava.
“Karakteristike për krahinën tonë të qytetin Bllagoevgrad është e ashtuquajtura hallva turke. Sipas mundësive dhe shijeve secili zgjedh se çfarë të gostisë mysafirët në trapezën festive” – tregon Fatme Jëlldëz para koleges Elizabet Aleksandrova nga BNR – Bllagoevgrad.
Përbërësit kryesorë të hallvës turke janë vaji, sheqeri dhe mielli dhe sipas shijes edhe arra, kikirikë, rrush të thatë. Lidhur me teknologjinë e gatimit, Fatme Jëlldëz shpjegon:
“Së pari, ngrohet vaji, shtohet një thërrime më të madhe buke derisa të bëhet me ngjyrë kafe - në këtë situatë mund të shihet nëse yndyra është mjaft e nxehtë. Pastaj shtohet gradualisht mielli derisa të marrë ngjyrë kafe të errët, pastaj shtohet ujë të valuar për të holluar përzierjen e trashë të vajit dhe miellit. Shtohet sheqeri dhe sa më shumë, aq më mirë. Në fund shtohen arrat, rrushi të thatë etj.“
Në ditën e tensionuar shumë njerëz preferojnë të blejnë ëmbëlsirat në vend të përgatiten në shtëpi, thotë Fatme Jëlldëz. Në fshatin Kraishte jetojnë kryesisht myslimanë, por në Bashkinë Belica, në të cilën është ai, popullsia është e përzierë dhe festat janë të përbashkëta
“Në qytetin Belica shënohen të gjitha festat – thekson Fatme Jëlldëz. – Kur është bajrami dhe fqinjët janë të krishterë gjithashtu përshëndeten dhe qerasen me atë që është e përgatitur për festën. Si dhe Pashkët, që kaluan para pak kohe – mora shumë vezë të ngjyrosura dhe bukë të ëmbla – kozunak, nga miqtë e mi të krishterë.Nuk mendoj se duhet të ketë një ndarje sipas fesë - së pari jemi njerëz, dhe pastaj jemi besimtarë në fenë tonë, apo jo? Dhe ky nuk është problem përkundrazi – larmia lind besimin e vërtetë, thelbin e vërtetë të njeriut.”
Intervistë: Elizabet Aleksandrova, BNR – Bllaogevgrad
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal, Pixabay
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë..