Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Siguria e BE-së dhe NATO-s janë paralele

| rinovuar më 21-05-13 6.19.MD
Ilijana Jotova
Foto: arkiv

Nuk mund të ketë vetëm siguri evropiane dhe vetëm të NATO-s. Duhet të ketë bashkëpunim të mirë dhe efektiv në interes të qytetarëve tanë, tha Nënpresidentja Ilijana Jotova përpara konferencës virtuale ”Avancojmë të ardhmen: Përgatitja për NATO 2030”. Me këtë forum Klubi Atlantik në Bullgari shënon vjetorin e tij të 30-të.

Bisedimet për të ardhmen e NATO-s fillojnë dhe do të zhvillohen paralelisht me një bisedë tjetër me rëndësi kyçe për të gjithë ne, qytetarët evropianë - konferencën për të ardhmen e BE-s dhe platformën specifike “E ardhmja është në duart tuaja”, tha Jotova. “Është koha për një deklaratë të re mbi zhvillimin e BE-së, aktuale për botën e ndryshuar në të cilën jetojmë, dhe jo vetëm në kontinentin tonë”, theksoi Nënpresidentja.

Lufta kundër korrupsionit është lidhur drejtpërdrejt me pozicionin e Bullgarisë si një anëtar i qëndrueshëm i NATO-s në krahun juglindor të Aleancës, bëri të ditur Hero Mustafa, Ambasadore e SHBA-së në Bullgari, e cila gjithashtu u përfshi në forum.

Sipas saj, Bullgaria dhe rajoni i Detit të Zi duhet të përfitojnë nga mundësitë e përmirësuara për lidhje në fushën e sigurisë, energjisë dhe infrastrukturës. Ish-shefi i NATO-s George Robertson i bëri thirrje Bullgarisë për ta hequr veton për fillimin e negociatave për anëtarësimine Maqedonisë së Veriut në BE.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, vuri në dukje se në vitet e fundit, asnjë nga konfliktet në Ballkan nuk mund të ishte zgjidhur pa sinkronën midis Shteteve të Bashkuara dhe BE.



Më shumë nga rubrika

Bullgaria është lidere e BE-së për gratë në sektorin IT

Numri i specialistëve në sektorin bullgar të teknologjive të informacionit dhe komunikimit u rrit në vitin e krizës 2020 me 2.1 mijë veta, sipas të dhënave të Eurostat. Kështu, numri i përgjithshëm i të punësuarve në këtë fushë u rrit në 103.3..

botuar më 21-07-24 10.05.PD

Bukuritë e botës nënujore paraqiten në një ekspozitë në Varna

Një ekspozitë në të hapur me fotografi nënujore mund të shihet deri në fund të gushtit në lagjen krijuese “Talijana” të qytetit bregdetar Varna. “Qëllimi ynë është të paraqesim bukurinë e botës nënujore të Detit të Zi dhe oqeanit botëror”, tha..

botuar më 21-07-24 9.05.PD

ShBA: Bullgaria tërheq me krah të lirë pune, por korrupsioni është një problem

Bullgaria është ndër vendet me fuqinë punëtore më të lirë në Bashkimin Evropian, me taksë të ulët dhe të fiksuar korporatave dhe tatim mbi fitimin. Kjo e bën atë një destinacion tërheqës për shumë investitorë me kosto më të ulët biznesi. Sidoqoftë,..

botuar më 21-07-23 7.11.MD