Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Romani bullgar “Fizika e trishtimit” tashmë do të mësohet në Universitetin e Varshavës

Foto: sofiapress.com

“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të gjesh romanin “Fizika e trishtimit” pranë pikërisht këtyre 15 veprave të paharrueshme të përfshira në kursin “Letërsia Botërore Bashkëkohore” në Universitetin e Varshavës.” Çdo një prej tyre është nga librat e mi më të dashur.”

Këtë e shkroi në rrjetet sociale shkrimtari bullgar Georgi Gospodinov, pasi u bë e qartë se romani i tij tashmë është pjesë e programit të universitetit më të madh në Poloni.

Lista e veprave përfshin nja një autor nga 15 vende të mbarë botës. Midis tyre janë "Njëqind vjet vetmi" nga Gabriel Garcia Marquez, “Ese të zgjedhura” të Jorge Luis Borges, Orhan Pamuk me “Stambolli”, “Emri i trëndafilit” nga Umberto Eco, Haruki Murakami me "Ndjekja e deleve të egra" "dhe Joseph Heller me" Paragrafi 22 ".

Kursi do të zhvillohet në polonisht dhe studentët do të studiojnë romanin e dekoruar "Fizika e trishtimit", përkthyer nga Magda Pitlak. Romani, si dhe vetë Georgi Gospodinovi, janë dekoruar me çmimin prestigjioz Angelus.

Romanet janë njëfarë seleksionimi të kryeveprave të letërsisë botërore nga shekujt XIX dhe XX dhe do të jenë një shkas për të folur për konceptin e "letërsisë botërore" dhe çfarë vendi zënë këta libra në kulturën kozmopolite dhe kombëtare.

"Fizika e trishtimit" u botua për herë të parë në vitin 2011 dhe që nga atëherë është ribotuar 8 herë në Bullgari dhe është përkthyer në 15 gjuhë, duke përfshirë shqipen, anglishten, frëngjishten, italishten, greqishten dhe të tjera. Libri ka fituar 7 çmime ndërkombëtare në Gjermani, Itali dhe Shtetet e Bashkuara. Është shpallur ndër romanet më të mira të vitit në Zvicër, SHBA, Gjermani dhe Holandë. Është shpallur nga kritika italiane një nga tre librat më të rëndësishëm që janë publikuar atje në vitin 2013.

Filmi me metrazh të shkurtër “Fizika e Trishtimit” i Teodor Ushevit, i cili u shpall animatori me ndikim më të madh në botë gjatë 25 viteve të fundit, gjithashtu mori shumë çmime. 

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kuadr nga filmi

Filmi "Tufa" hap edicionin e 38-të të "Kinomania"

Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..

botuar më 24-11-13 6.25.PD

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD