Boris Hristov që prej kohe është i njohur si një nga artistët më të mëdhenj operistik në historinë botërore. Edhe më sot rikrijimet e tij të personazheve Boris në “Boris Godunov” nga Musorgski, Filip II në “Don Karlos” nga Verdi, Mefistofel në “Faust” nga Bojto, si dhe një sërë të tjerash konsiderohen si të papërsëritshme dhe si maja të patejkalueshme në artin operistik.
Boris Hristov lindi më 18 maj të vitit 1914 në qytetin Plovdiv, Mbretrinë Bullgare, dhe u nda nga jeta më 28 korrik 1993 në Romë, Itali, ku jetonte gjatë pjesës më të madhe të jetës së tij. Si fëmijë këndonte në korin e Katedrales “Shën Aleksandër Nevski”, ndërsa më vonë – në Korin “Guslla”, ku u bë solist. Edhe pse ishte i magjepsur nga muzika ai u diplomua në Fakultetin Juridik të Unviersitetit të Sofjes. Një moment kthesë në jetën e tij ishte takimi me Mbretin bullgar Boris III i cili ishte shumë i impresionuar nga talenti i juristit të ri dhe këmbënguli që ai të fillojë studimet në Itali. Në vitin 1942 Boris Hristov mori bursë nga qeveria dhe u nis për në Milano.
Pas vitit 1944 dhe ndërrimi i regjimit politik, bursa u ndalua, por edhe para kësaj, në vitet e trazuara dhe të pasigurta të luftës, fondet në dispozicion të këngëtarit mezi mjaftoheshin për një jetë mjaft të varfër, disa herë plotë skamje, por megjithë këtë ai vazhdonte të përmirësohej. Këtë e lexojmë në letrat e dërguara familjes së tij dhe të dashurës Penka Kasabova (motra e poetit Geo Milev) me të cilat ishte i ndarë. Në po atë kohë realizoi disa recitale në Austri, debutoi edhe në skenën operistike (1946). Suksesi i tij i madh ishte në vitin 1950 kur këndoi në teatrin e famshëm “La Fenice” – Venecie. Ai mori ftesa nga teatro të ndryshëm të operës, lavdia e tij po rritej, por pushteti socialist në Bullgari sikur nuk interesohej për të gjitha këto. Në vitin 1961 Boris Hristovit madje u refuzua një vizë hyrëse dhe nuk ishte në gjendje të asistonte në varrimin e babait të tij. Për fat të mirë gjërat ndryshuan dhe vitin tjetër basi me famë botërore u kthye në atdheun e tij pas një mungese 20 vjeçare. Ai asistoi në përvjetorin e Korit “Guslla”, realizoi incizime të muzikës kishtare në Kishën “Shën Aleksandër Nevski”. Në vitin 1976 bashkë me Kapelën Korale Bullgare “Svetosllav Obretenov” dhe dirigjentin Georgi Robev, në po këtë katedrale, incizoi “Këndime kishtare bullgare dhe ruse” të lëshuara disa herë në disqe gramafoni.
Krahas kontributit të tij të madh në artin operistik, në kujtesën e bashkatdhetarëve të tij Boris Hristovi do të mbetet edhe me dashurinë e tij të madhe ndaj Bullgarisë, të cilën nuk e humbi edhe në vitet e marrëdhënieve të ndërlikuara me pushtetarët e atëhershëm të vendit. Në vitet 60-të ai i dhuroi shtetit shtëpinë e tij në Sofje, e cila më vonë u bë Qendra Muzikore “Boris Hristov”. Aty zhvillohet edhe Konkursi Ndërkombëtar i Këngëtarëve të rinj operistik “Boris Hristov”. Shtëpinë e tij në Romë e ktheu në akademi për këngëtarë të rinj të operës, ku ai u jepte mësime bullgarëve të talentuar pothuajse deri në fund të jetës. Në vitin 2014 kur mbushën 100 vjet nga lindja e tij, ngjarja u përfshi në kalendarin e UENSKO-s.
Në Bullgari në lidhje me 18 majin në Sofje, në qytetin e lindjes Plovdiv dhe në vendbanime të tjera organizohen koncerte në kujtim të tij. Sivjet më 18 maj në Qendrën Muzikore “Boris Hristov” hapet Festivali i XVII i Arteve, i cili gjithashtu mban emrin e tij. Në Galerinë e Arteve Figurative në kryeqytet këngëtarë të rinj të operës do të prezantojnë programin “Zëra të Artë Bullgarë lavdërojnë Boris Hristovin”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..