Shoqata e Qyteteve dhe Kryeqyteteve Evropiane të Sportit ACES Europe i dha Sofjes titullin “Kryeqytet Botëror të Sportit” në 2024. Miratimi i qytetit bullgar është për shkak të praktikave të mira të prezantuara si “Kryeqytet Evropian i Sportit”. Sipas kryetares së Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkovatitulli është një vazhdim i natyrshëm i asaj që është bërë në vitet e fundit për një mënyrë jetese aktive dhe të shëndetshme. “Sofja zhvilloi një nga fushatat më të suksesshme si “Kryeqytet Evropian i Sportit” tha ajo dhe shtoi, se si një shprehje e këtij vlerësimi ACES Europe paprecedent e shpalli Sofjen mbajtëse të përhershme të titullit.
Gjatë vitit në vazhdim qyteti do të jetë organizator i 10 kampionateve dhe turneve botërore dhe evropiane.
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..
Kristian Vasilev do të garojë në një gjysmëfinale të skifit për kualifikimin Olimpik Evropian në Szeged (Hungari). Ai fitoi bindshëm ndeshjen e dytë..