21 maji është dita botërore e cila i kushtohet larmisë kulturore - ditë në të cilën përmes iniciativave të ndryshme tregohet ndjeshmëri, respekt dhe pranim i kulturave të ndryshme kombëtare.
Në ditët tona ambasadorët më të fortë të kulturës bullgare jashtë kufirit janë bashkatdhetarët tanë të cilët jetojnë jashtë kufijve të vendit. Ata janë njerëzit, të cilët mbi një bazë të përditshme personifikojnë Bullgarinë dhe atë që është bullgare në shoqëritë ku jetojnë.
Bullgarët jashtë shtetit e mbajnë të gjallë lidhjen me gjuhën dhe traditat tona dhe kjo vihet re si mes emigrantëve më të moshuar, kështu dhe mes fëmijëve të tyre, pavarësisht nga kontekstet e ndryshme sociale, në të cilat gjenden, është kategorik docenti Nikollaj Vukov nga Instituti për Etnologji dhe Folkloristikë me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Ai është pjesë nga ekipi, i cili ka zhvilluar një studim të madh sa i përket trashëgimisë kulturore dhe institucionalizimit të bashkësive historike dhe të komuniteteve bashkëkohore të imigrantëve. Përveç ndaj diasporave bullgare të njohura relativisht mirë në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara, studiuesit gjithashtu përqendrohen në grupe migratore pothuajse të pastudiuara historike dhe bashkëkohore në Amerikën Jugore, në Lindjen e Afërt, Afrikë, Australi, Kanada e të tjera.
Pavarësisht se mjetet moderne për komunikim të shkurtojnë distancat dhe të lehtësojnë lidhjen me atdheun, ka vështirësi të ndryshme, të cilat bashkatdhetarët tanë i hasin në rrugën e ruajtjes së identitetit të vet kulturor. Ato ndryshojnë sipas konteksteve të ndryshme shoqërore, kulturore, politike dhe sociale, për shkak të së cilës është vështirë që të bëhet një përgjithësim.
“Gjithsesi ka disa pengesa të përbashkëta dhe ato lidhen kryesisht me përqendrimin dhe konsolidimin e emigrantëve bullgarë jashtë vendit -konkretizon docenti Vukov dhe sqaron se, kur bashkësitë janë të përqendruara rreth një bërthame, kanë një prani më kompakte në vendin ose qytetin përkatës. Nuk është pa rëndësi dhe kjo sesi shteti vendas i ndihmon emigrantët përmes masave të ndryshme ligjore, kulturore dhe politike, mundësive për krijimin e institucioneve kombëtare të emigrantëve në kontekstin e huaj. Të gjitha këto vështirësi shënojnë procesin e krijimit, vendosjes dhe mirëmbajtjes së institucioneve bullgare jashtë shtetit. E pikërisht këto institucione janë faktori bazë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore bullgare jashtë shtetit.”
Institucione të tilla të rëndësishme janë shkollat bullgare jashtë kufirit, bashkësitë kishtare dhe qendrat kulturore, të cilat fokusojnë në vetvete veprimtari të ndryshme, të lidhura me ruajtjen e traditave.
“Shpesh herë, pa përjashtuar partneritetin me shtetin bullgar, formimi i këtyre institucioneve është si rezultat i vetiniciativës, i një domosdoshmërie të brendshme për mirëmbajtjen e rrjetit të bashkatdhetarëve tanë në një vend të huaj dhe i dëshirës për institucionalizimin e veprimtarisë, kështu që praktikat rreth ruajtjes së traditave të mund të kenë rezistencën e vet, pavarësisht nga konteksti i ndryshëm në shtetin e huaj.”
Pavarësisht nga kjo sesa të ndryshme mund të jenë praktikat të cilat janë të lidhura me krijimin dhe mirëmbajtjen e jetës së komunitetit në vendet e ndryshme të vendbanimit, komunitetet bullgare ndajnë midis tyre një numër praktikash në lidhje me marrëdhëniet me Bullgarinë - pikat kryesore në kalendarin festiv dhe frymën e jashtëzakonshme të ndjeshmërisë për komunitetin bullgar në kuptimin e gjerë. Kjo në një mënyrë kategorike është e treguar në filmin “Ambasadorët shpirtërorë”, i cili përfshin incizime në terren nga ky studim i madh i diasporave bullgare në 4 kontinente. E shikoni.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: migrantheritage.com
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e pabesueshme - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen..