Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kosta Kolev – zbuluesi i thesarit folklorik

Foto: arkiv

“Një klasik në muzikën popullore”, një epokë e tërë për Radion Kombëtare Bullgare” - këto janë njohjet e larta për fizarmonicistin, dirigjent dhe kompozitor Kosta Kolev. Jashtëzakonisht i madh është dhe kontributi i tij lidhur me krijimtarinë folklorike skenike, të cilën e ngre në piedestalin e kulturës bullgare. Të panumërueshme janë krijimet prej autori të këngëve dhe pjesëve orkestrale, të incizuara nën gjestin e tij prej dirigjenti për fondin e Radios Kombëtare.

Ai ka lindur në fshatin Korten, rrethi i qytetit Sliven, dhe akoma me mësimet e para në fizarmonikë në fëmijëri gjen fushën e tij. Kosta Kolev përfundon Akademinë Kombëtare të Muzikës "Prof. Panço Vladigerov”  me specialitetet ”Pedagogji muzikore”, “Dirigjim” dhe “Kompozim”, kurse mësues të tij janë profesori Parashkev Haxhiev, profesori Georgi Dimitrov e të tjerë. Gjatë vitit 1949 Kosta Kolev hyn në Radion Kombëtare Bullgare - fillimisht është drejtues i “Grupit nga Ugërçini”, kurse nga viti 1954 është dirigjent i Ansamblit për Këngë Popullore të medies. Në këtë post ai qëndron afro 30 vjet, gjatë të cilëve e lartëson artin folklorik në të gjithë spektrin e tij të këngëve, të kompozicioneve instrumentale dhe të ansambëlit, dhe krijimet për shfaqjet muzikore dhe të vallëzimit. 

Në praktikën e tij muzikore Kosta Kolev zgjeroi mundësitë teknike dhe shprehëse të instrumenteve popullore me detaje të reja në partiturat e tij orkestrale.


Gjatë vitit 2021 mbushen 100 vjet nga lindja e Kosta Kolevit. Në lidhje me këtë Orkestra e Muzikës Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare realizoi një koncert festiv me vepra të tij me titullin “Po tundet kolovajza” nën shkopin e pasardhësit të tij të tanishëm - Dimitër Hristov.

“Unë kam thënë shumë herë me radhë se si një nxënës dhe student, mësuesi im në degën e orkestrimit ka qenë Kosta Kolev, kurse në degën e dijeve të koreve - Stefan Mutavçiev - tregon Dimitër Hristov. Nuk kam komunikuar drejtpërsëdrejti me Kosta Kolevin, që të kem përshtypje personale, për mua ai është si një libër shkollor në harmoni dhe orkestrim. Ka ndjenjën e një esteti - si të bëjë një këngë, si ti bëjë orkestrimin. Roli i atij i cili bën aranzhimin është jashtëzakonisht i rëndësishëm - ai duhet të ndiejë melodinë, të njohë përkatësinë folklorike, të dijë sesi t’i bëjë orkestrimin ose ta përshtatë për një kor me shumë zëra dhe solistë. Këto janë mësime të papërsëritshme, të paçmuara për të gjitha brezat e kompozitorëve, të cilët merren me muzikë folklorike. Dhe sot e kësaj dite, krijimtaria e tij jep drejtime sesi të tingëllojë më pastër dhe me zë më të plotë muzika popullore. Në koncertin jubile përfshimë një repertor të njohur dhe jo kaq të njohur të Kosta Kolevit. Përveç veprës së tij të parevokueshme “Po tundet kolovajza”, ekzekutuam dhe pjesa të shënuara –“Kalino dilber Malino”, “Leçko stapjaj” /shkel lehtë/ e të tjera. Kori “Vanja Moneva” përsipër interpretoi të gjitha vokalet e koncertit. Publiku dëgjoi dhe pjesa jo dhe kaq të njohura – suitat “Rusenska”, “Çirpanska”, “Plevenska”. Koncerti ishte një festë e vërtetë kushtuar Kosta Kolevit dhe krijimtarisë së tij - këtij kolosi i muzikës tradicionale bullgare. Me gëzim pranojmë dhe e vazhdojmë rrugën e tij përpara.”

Në konferencën e shtypit në Radion Kombëtare Bullgare, e cila u zhvillua një ditë përpara koncertit, kujtimet e veta për muzikantin e madh i ndanë bashkëkohës dhe ndjekës të tij.

Rumjana Cincarska, folkloriste, autore dhe drejtuese shumëvjeçare e transmetimeve folklorike në median tonë tregoi se ka punuar në një bashkëpunim të ngushtë me Kosta Kolevin.

Këngëtarja popullore Maria Leshkova, bashkëshorte e Kosta Kolevit, zbuloi hollësi nga laboratori krijues i kompozitorit dhe dirigjent të dashur dhe të njohur.  Në po këtë ngjarje u prezantua dhe albumi i ri, i cili i është kushtuar 100 vjetorit të Kosta Kolevit. Ai u realizua nga ekipi i producentëve të Radios Kombëtare Bullgare, përmban krijime të shënuara të kompozitorit dhe dirigjent të njohur.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzikanti Dimitër Atanasov: Le t’u bëjmë një bilanc veprave të mira që kemi bërë për të tjerët

Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..

botuar më 24-12-27 6.30.PD

"Ngjitës për mjekrën" - kënga për Krishtlindje që këndohet edhe gjatë verës

"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..

botuar më 24-12-26 7.10.PD
Kirill Mariçkov

Një Vatër e re e Kulturës në kryeqytet do të mbajë emrin e muzikantit Kirill Mariçkov

Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..

botuar më 24-12-25 4.14.MD