Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione sipas Ligjit “Magnitski” mbi disa persona me ndikim në Bullgari, bosi i bixhozit i cili aktualisht gjendet në Dubai, Vasill Bozhkov, tha se ai ka qenë "i vetmi që u bëri sinjal zyrtarisht Shteteve të Bashkuara, por në vend që ta shqyrtojnë, amerikanët janë kthyer kundër tij duke i vendosur sanksione. Sipas Bozkovit, që nga viti 2014 deri në 2020-ën ai ka qenë i zhvatur nga Bojko Borisov dhe nga ish-Ministri i Financave Vlladislav Goranov dhe vetëm për tre vitet e fundit të kësaj periudhe ai u ka dhënë atyre 60 milion leva reketim /mbi 30 milion euro/.
Në një konferencë, ish-Kryeministri dhe udhëheqës i GERB Bojko Borisov deklaroi se GERB nuk ka marrë mjete financiare nga biznesmeni Bozhkov. Borisov tha se i mbështet veprimet e SHBA-së dhe se vendi punon mbi këto çështje tashmë disa muaj.
Në një postim në Facebook, udhëheqësi i "Ka një popull të tillë" Sllavi Trifonov shkroi: "Shoqëria civile në Bullgari është në thelbin e pozicionit të djeshëm të SHBA-së. Sepse gjithçka që është shkruar në raport, shoqëria civile bullgare e dinte shumë kohë më parë dhe e shprehu atë në sheshe dhe rrugë.
"Pse Shtetet e Bashkuara nga jashtë duhet të na tregojnë se çfarë të bëjmë? "Është e dukshme se organet e zbatimit të ligjit nuk e kanë bërë punën e tyre," komentoi udhëheqësja e Partisë Socialiste Bullgare /BSP/ Kornelija Ninova, duke kërkuar që Kryeprokurori Ivan Geshev të nisë hetime në shkallë të gjerë.
Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ kërkoi prova nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me akuzat dhe njoftoi se derisa t'i marrë ato, do të mbështesë Deljan Peevskin, sipas të cilit arsyet e sanksioneve nuk përmbajnë ndonjë fakt të vërtetë.
Bullgaria Demokratike komentoi se tani vëmendja është e përqendruar te të gjithë ata që lejuan që fenomenet "Peevski" dhe "Bozhkov" të bëhen fakt.Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Dokumenti prej 20 faqesh, nënshkrimi i të cilit u shty, përcakton se Bullgaria do të sigurojë trajnime..
Në Rumani, një koalicion do të mbrojë rrugën evropiane të vendit Presidenti rumun Klaus Iohannis mblodhi parlamentin e ri të vendit më 20 dhjetor. Zgjedhjet parlamentare, të cilat u zhvilluan më 1 dhjetor, u fituan nga socialdemokratët në..