Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Stefan Janev shqyrtoi perspektivën evropiane të Shqipërisë me Edi Ramën

Dy kryeministrat Edi Rama dhe Stefan Janev
Foto: Këshilli i Ministrave

Kryeministri Stefan Janev u takua me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili është për vizitë në Bullgari më 8 dhe 9 qershor. Të dy kryeministrat diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, çështjet aktuale në agjendën evropiane dhe rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, informoi Këshilli i Ministrave të Republikës së Bullgarisë.

Gjatë bisedës Kryeministri bullgar theksoi mbështetjen e vazhdueshme dhe aktive të Bullgarisë për perspektivën evropiane të Shqipërisë. Kryeministri bullgar përshëndeti vendosmërinë e Shqipërisë për të përparuar në programin e reformave të BE dhe për të arritur rezultate pozitive në fushat kryesore në këtë drejtim.

Një theks tjetër në bisedë u vu në marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe miqësore midis Bullgarisë dhe Shqipërisë. Mundësi për bashkëpunim të mëtejshëm me interes të përbashkët ka në një numër sektorësh, si ekonomia, bujqësia, minierat, energjia dhe teknologjitë e larta. Ekziston gjithashtu një potencial për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e transportit dhe komunikacioneve përmes zhvillimit të Korridorit №8, në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës, sigurimeve shoqërore. Në sfondin e partneritetit të aktivizuar midis dy vendeve tona gjatë viteve të fundit me qëllim zhvillimin e bashkëpunimit sektorial priten rezultate edhe më konkrete në të ardhmen.

U diskutua gjithashtu roli i konsiderueshëm i pakicës kombëtare bullgare në Shqipëri si një "urë e miqësisë" midis dy vendeve. Theksi u vu edhe në marrëdhëniet në sektorin e turizmit. Pas bisedës ballë për ballë midis Kryeministrit bullgar Stefan Janev dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, u mbajt një seancë plenare e dy delegacioneve.


Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia beson se nuk është e detyruar të blejë armë nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa Serbia do të vazhdojë të armatoset me armë ruse, kineze dhe të tjera, tha Presidenti Aleksandër Vuçiç. Deklarata vjen pavarësisht frikës në regjion dhe..

botuar më 21-10-15 4.09.MD

Fillon fushata e tretë parazgjedhore brenda një viti, kësaj here “2 në 1”

Që nga 15 tetori deri në ditën e reflektimit 13 nëntor Bullgaria është në një fushatë parazgjedhore. Për herë të parë në historinë tonë demokratike do të votojmë herën e tretë për parlament për më pak se një viti kalendarik. Zgjedhjet e..

botuar më 21-10-15 6.15.PD

Surpriza para votimit të ardhshëm për kreun e shtetit

Bullgaria është në pragun e fushatës së parë zgjedhore 2 në 1 në historinë e saj demokratike. Mbajtja e një votimi presidencial dhe parlamentar në të njëjtën datë (14 nëntor) ngre një sërë pritjesh tek kandidatët për dy nga qendrat më të..

botuar më 21-10-13 4.16.MD