Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Stefan Janev shqyrtoi perspektivën evropiane të Shqipërisë me Edi Ramën

Dy kryeministrat Edi Rama dhe Stefan Janev
Foto: Këshilli i Ministrave

Kryeministri Stefan Janev u takua me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili është për vizitë në Bullgari më 8 dhe 9 qershor. Të dy kryeministrat diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, çështjet aktuale në agjendën evropiane dhe rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, informoi Këshilli i Ministrave të Republikës së Bullgarisë.

Gjatë bisedës Kryeministri bullgar theksoi mbështetjen e vazhdueshme dhe aktive të Bullgarisë për perspektivën evropiane të Shqipërisë. Kryeministri bullgar përshëndeti vendosmërinë e Shqipërisë për të përparuar në programin e reformave të BE dhe për të arritur rezultate pozitive në fushat kryesore në këtë drejtim.

Një theks tjetër në bisedë u vu në marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe miqësore midis Bullgarisë dhe Shqipërisë. Mundësi për bashkëpunim të mëtejshëm me interes të përbashkët ka në një numër sektorësh, si ekonomia, bujqësia, minierat, energjia dhe teknologjitë e larta. Ekziston gjithashtu një potencial për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e transportit dhe komunikacioneve përmes zhvillimit të Korridorit №8, në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës, sigurimeve shoqërore. Në sfondin e partneritetit të aktivizuar midis dy vendeve tona gjatë viteve të fundit me qëllim zhvillimin e bashkëpunimit sektorial priten rezultate edhe më konkrete në të ardhmen.

U diskutua gjithashtu roli i konsiderueshëm i pakicës kombëtare bullgare në Shqipëri si një "urë e miqësisë" midis dy vendeve. Theksi u vu edhe në marrëdhëniet në sektorin e turizmit. Pas bisedës ballë për ballë midis Kryeministrit bullgar Stefan Janev dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, u mbajt një seancë plenare e dy delegacioneve.


Më shumë nga rubrika

Kornelija Ninova

Komisioni për Buxhetin miratoi azhurnimin e buxhetit në leximin e parë

Komisioni për Buxhetin në Parlament miratoi në leximin e parë azhurnimin e buxhetit të shtetit. U miratuan gjithashtu azhurnimet e buxheteve të Arkës së Sigurimeve Shëndetësore dhe të Sigurimeve Shoqërore Shtetërore. Përditësimi parashikon që deri..

rinovuar më 21-08-24 5.59.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Ballkani dhe refugjatët nga Afganistani Turqia nuk ka ndërmend të kthehet në një depo evropiane për refugjatë nga Afganistani. Këtë e deklaroi presidenti turk Rexhep Erdogan pas një takimi me qeverinë zhvilluar më 19 gusht, cituar..

botuar më 21-08-20 1.28.MD

Situata në Afganistan – pikëpamjet bullgare

Situata në Afganistan është e ndërlikuar,  dhe prioriteti urgjent për Bullgarinë është evakuimi i qytetarëve tanë nga vendi , deklaroi ministri i jashtëm bullgar Svetllan Stoev gjatë kohës së Këshillit të Jashtëzakonshëm “Punë të Jashtme” të..

botuar më 21-08-20 10.38.PD