Një protestë e “Patriotëve Bullgarë - VMRO, Volja dhe Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë” u zhillua para selisë së Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS). Arsyeja e protestës ishte deklarata e udhëheqësit të DPS Mustafa Karadajë se lufta e partisë së tij është të mbrojë gjuhën, identitetin dhe zakonet turke. Diskutimi u bë në Ankara gjatë një takimi midis Karadajës dhe Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
Sipas patriotëve është e papranueshme që kreu i një partie të regjistruar dhe që vepron në territorin e Bullgarisë të bëjë deklarata që vënë në pikëpyetje integritetin territorial të vendit.
Julian Angellov nga VMRO tha se një sinjal do t’i dërgohet kryeprokurorit që DPS është një parti etnike dhe duhet të shpërbëhej. VMRO do të mbajë një seri protestash dhe do të mbyllë kufirin për shkak të rrezikut të turizmit elektoral nga Turqia.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..