Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Gratë për bletët" – një projekt ekologjik ndërkombëtar përfshin dhe Bullgarinë

Foto: unesco.org

Bullgaria është një nga 5 shtetet në botë, të cilat do të marrin pjesë në një projekt të UNESKO-s për  trajnimin e zonjave të angazhuara në bletari. Programi “Gratë për bletët” nis më 21 qershor në Francë, në territorin e NJË rezervati biologjik në rajonin Bretan, ku është Observatori i Apiologjisë OFA. Qëllimi i iniciativës është jo vetëm  për të "ndezur" zonjat për të filluar të merren me bletarinë, por edhe për të mësuar më tepër në lidhje me teorinë dhe praktikën në fusha të ndryshme të tregtisë - që nga kjo sesi të kujdesen për bletët deri tek aktivitetet profesionale me bletoret. Ideja është për të mësuar gratë të jenë menaxhere të një ndërmarrjeje të qëndrueshme dhe të rëndësishme për mjedisin. Përveç kësaj, programi parashikon që deri në vitin 2025 të punohen 2500 koshere, ku të  strehohen më shumë se 125 milion bletë në 25 zona të mbrojtura, të ruajtura nën egjidën e UNESKO-s.

“Gratë për bletët” ka dhe një detyrë të rëndësishme sociale - të mund të zgjerohen mundësitë e tyre për një përgatitje profesionale dhe nëpërmjet kësaj rruge të mund t’i sigurojnë vetes një punë stabile dhe të ardhura të mira. Pas përfundimit të kursit pjesëmarrëset do të bëhen anëtare të Rrjetit Ndërkombëtar të Femrave Bletare.

“Bletaria mund të sigurojë të ardhura për banorët e zonave, ku bujqësia është e zhvilluar dobët dhe shpresojmë që nga pala bullgare të paraqiten kandidatura të përshtatshme, të cilat të marrin pjesë në këtë projekt”- thotë inxhinieri Mihaill Mihajllov, Kryetari i Shoqatës të Bletarëve të Bashkuar në Bullgari:

Михаил Михайлов

“Më interesantja është se Bullgaria është e zgjedhur dhe kjo është një njohje botërore për bletarinë tonë. Për të gjithë periudhën e trajnimit, i cili është kryesisht në Francë, do të ketë përfaqësues tanë, dhe kursistet do të vijnë edhe në Bullgari. Kemi dërguar letra deri tek Bashkimi i Bletarëve, Shoqata e Bashkuar e Bletarëve dhe organizata të tjera të degëve, që të paraqiten bletarët përkatës, të cilët t’u përgjigjen kushteve dhe denjësisht të prezantojnë Bullgarinë.” 

Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, për shkak të përdorimit në masë të preparateve kimike në bujqësi, bletët në të gjithë botën po pakësohen së tepërmi. Bletaria e qëndrueshme dhe e qëllimshme, për të cilën edhe ky projekt do të kontribuojë, mund të jetë mënyrë për shpëtimin e tyre. Kurse nga kjo varet rendimenti i shumë kulturave të tjera agrare dhe si tërësi - shpëtimi i njerëzimit.

Përpiloi: Gergana Mançeva /në bazë të intervistës së Biljana Sllavçevës, BNR-Bllagoevgrad/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD

Festa e Fluturave në Pollska Skakavica mblodhi së bashku adhuruesit e natyrës së egër

Pranë ujëvarës së fshatit Pollska Skakavitsa, Kjustendill, adhuruesit e fluturave dhe kafshëve të egra u mblodhën në "Festën e Fluturave" për të vëzhguar një nga fenomenet më të bukura natyrore përgjatë lumit Struma. Ujëvara është rreth 50 metra e lartë..

botuar më 24-07-07 8.10.PD

Cilat janë kushtet që të huajt të përfitojnë kujdes shëndetësor në Bullgari?

Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..

botuar më 24-07-06 10.30.PD