Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Milen Ivanov: Që të kesh të ardhme, duhet të respektosh të kaluarën....por dhe të vazhdosh përpara

Këngëtari i njohur prezanton “Zërat e rinj të traditës”

Foto: Facebook/GlasoveNaTradiziata

“Për ne më e rëndësishmja është që të ruajmë stilin e lashtë vokal bullgar, i cili është tepër unik”-kështu Milen Ivanov, dirigjent i “Zërave të traditës” përcakton konceptin e formacionit të ri, të krijuar bashkë me fondacionin me të njëjtin emër. Ideja është e Rosica Lisiçkovës (kryetare e Fondacionit “Zërat e traditës”), e këngëtarëve popullorë dhe drejtues televiziv Daniell Spasov dhe Milen Ivanov.

Në korin e ri marrin pjesë këngëtarët nga kuarteti vokal i meshkujve “Svetogllas”, përfaqësuese emblematike të “brezit të artë” dhe disa këngëtare të reja.

“Donim që ky formacion të jetë një alternativë të çdo gjëje e cila sot rastis në muzikën folklorike bullgare dhe që na shqetëson - thotë Milen Ivanov. Po, folklori nuk është një eksponat muzeu, ai duhet të zhvillohet dhe të pasurohet. Por, një pjesë e madhe nga provat moderne, të cilat i bëjnë disa kolegë, e depersonalizon stilin tonë të vjetër vokal. Ne e krijuam korin së bashku me disa nga interpretueset më të njohura të muzikës sonë popullore, të cilat kanë bërë incizime të shumta në Radion Kombëtare Bullgare, soliste të korit pranë Ansamblit të dikurshëm për Muzikë Popullore Bullgare të Radios Kombëtare, i cili bëhet baza e formacionit të njohur “Misteri i zërave bullgarë”. Këto janë Ollga Borisova, Kalinka Vëllçeva, Kalinka Zgurova, Radka Aleksova dhe Vasillka Damjanova. E tyre ishte dhe dëshira të mund të transmetojnë të gjithë përvojën e tyre - Lina Maçeva dhe Julia Gatderova (përveç këngëtareve të shkëlqyera, ato janë dhe një pjesë nga Redaksia “Muzikë Popullore” pranë Radios Kombëtare Bullgare. Dhe po kështu Lina Arnaudova dhe Tanja Mateva (nga Ansambli “Filip Kutev”). Më e reja nga të gjithë ne është Vesella Porçeva e cila është 18 vjeçe”.

Milen ka krijuar disa këngë të reja, në të cilat veçoritë karakteristike të folklorit gërshetohen me mjetet moderne shprehëse. “Nganjëherë e trajtoj zërin e njeriut si një instrument,  shfrytëzoj strukturë homofonike-harmonike dhe polifonike-sqaron  dirigjenti. Kuptohet, mbështetemi tek arti klasik folklorik - këto janë këngët e Filip Kutevit, Stefan Kënevit, Krasimir Kjurkçijskit”.

“Afro 5 vjet marr pjesë në kuartetin “Svetogllas”- prezantohet Viktor Tomanov.  Gërshetimi i timbreve të meshkujve dhe të femrave në “Zërat e traditës” është shumë interesant, përveç kësaj deri tani tek ne nuk është bërë një ansambël i tillë. Zërat e këngëtarëve të afirmuar dhe shumë të njohur kontribuojnë për një tingëllim krejtësisht të ndryshëm, arti po fiton një vlerë tjetër. Dallohemi dhe për nga fakti se, çdo një prej nesh merr pjesë dhe me interpretime individuale dhe si një solist i grupit”.

Një shembull i qartë se “Zërat.....” ndjekin rrugën tradicionale, në bazë të së cilës transmetohet folklori janë Radka Aleksova dhe nxënësja e saj Vesella Porçeva, e cila akoma si fëmijë përvetëson stilin specifik të interpretimit nga mjeshtrja e njohur e këngëve të quajtura “graovski”. Ato janë karakteristike për krahinën folklorike të Bullgarisë së Mesme Perëndimore e cila përfshin të ashtuquajturin “shoplluk” .

“Kënga “graovsa” është shumë më e ndryshme nga të tjerat. Veçanërisht më pëlqejnë këngët pa dimension - thotë Vesella Porçeva. Ka ornamente karakteristike të cilat janë të vështira, por më pëlqejnë shumë.  Jam e magjepsur nga këto këngë. Jam e lumtur se jam një pjesë nga formacioni”.

Radka Aleksova, zëri i së cilës tingëllon në incizimet e para të pllakës “Misteri i zërave bullgar” e cila fitoi “Grami”, me shumë entuziazëm tregon:

Stili i vërtetë transmetohet vetëm nga njeriu në njeri dhe nuk mund të shpjegohet me fjalë. Pikërisht kështu Vesella mori nga unë çdo gjë të cilën e di -ornamente, dredhi e kështu me radhë. Jo vetëm ajo, por të gjithë në “Zërat...”dëgjojnë njerëzit me një përvojë më të madhe. Kurse Mileni është një dirigjent i shkëlqyer, ai krijoi dhe disa këngë shumë të mira, pres ato të reja me një padurim të madh.”

Premiera e formacionit “Zërat e traditës” ishte para pak kohe, por qindra adhurues të folklorit bullgar po vazhdojnë të përshëndesin interpretuesit për këtë kthim drejt burimit të pastër të folklorit dhe - sipas fjalëve të Milenit – drejt atij stili të të kënduarit, i cili është një emblemë për Bullgarinë dhe të cilin bota e di, e dashuron dhe e kërkon.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook/GlasoveNaTradiziata


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Zëri i qetë” dhe mesazhi që të mos kesh frikë të jesh i dobët

Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..

botuar më 24-12-11 6.20.PD

"Në izolator"- një këngë e lindur nga përvoja e jetikës

Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..

botuar më 24-12-10 10.43.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev ia dorëzoi çmimin Sonja Jonçevës

Sonja Jonçeva mori çmimin e BNR "Muzikanti i Vitit"

Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..

botuar më 24-12-02 6.34.MD