Rivendosja e punësimit pas pandemisë Covid-19 duhet të bëhet një përparësi për vendin tonë, tha Ministri i Çështjeve Sociale Gëllëb Donev në fjalën e tij në seancën e 109-të të Konferencës Ndërkombëtare të Punës, e cila u mbajt online. Në të morën pjesë të gjitha vendet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Punës.
Sipas tij, cilësia e fuqisë punëtore mund të përmirësohet duke ofruar më shumë mundësi për trajnim, përdorimin e teknologjive digjitale dhe zhvillimin e formave të reja të zhdërvjellëta të punës dhe punën nga distanca. Ministri njoftoi se sipas skemës 60/40 për subvencionimin e pagave dhe ruajtjen e vendeve të punës vitin e kaluar u shpenzua më shumë se 1 për qind e produktit të brendshëm bruto. Gjithashtu u bë e qartë se qeveria parashikon një program garancie prej 2.5 miliardë leva për të ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme dhe personat e vetë-siguruar.
Në një deklaratë për media me rastin e vendimit të Gjykatës së Lartë të Kasacionit për regjistrimin e Kishës Ortodokse Bullgare të stilit të vjetër në regjistrin e besimeve fetare, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev ka deklaruar kategorikisht se Kisha..
Pas një jave të vuajtjes së mijëra njerëzve dhe qindra vendbanimeve pa rrymë elektrike, anëtarët e Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujërave të japin dorëheqje, bëri thirrje lideri i DPS - Fillimi i Ri, Deljan Peevski në një deklaratë për..
“Sipas rregullave të kishës, nuk mund të ketë dy kisha ortodokse në një vend, në një territor kanonik. Kështu e komentoi Patriku Daniill para gazetarëve vendimin e Gjykatës së Lartë të Kasacionit për përfshirjen e Kishës Ortodokse Bullgare të Stilit..
Puna e institucioneve të kontrollit u bë shumë më gjithëpërfshirëse dhe më e përgjegjshme pas pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Kontrolli..
Të premten vranësirat do të rriten nga veriperëndimi, ndërsa në mbrëmje në veriperëndim të Bullgarisë do të ketë reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë..
Ekipet negociuese të GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e Bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" diskutuan propozimet për një..