Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fundjavë kushtuar midhjes në ishullin Shën Anastasia

Foto: arkiv

Bashkia e qytetit Burgas organizon një fundjavë tematike verore më 18, 19 dhe 20 qershor, kushtuar midhjes së Detit të Zi. Midhjet janë një pjesë thelbësore e traditës lokale të kuzhinës, kështu që kjo delikatesë është e pranishme në menunë e pothuajse të gjitha restoranteve në qytet.

Si pjesë e fundjavës së midhjeve, në ishullin Shën Anastasia organizohet “Dita e Detit të Pastër”. Me këtë rast, në orët e para të së dielës, palombarë nga Klubi “Miq të Detit” - Burgas do të pastrojnë shtratin e detit përreth ishullit.

Gjatë fundjavës së midhjeve, miqtë e ishullit Shën Anastasia mund të provojnë midhjet e pjekura. Veçmas, ata kanë mundësinë të shijojnë birrën speciale bimore të ishullit, limonadë mjalti të bërë në shtëpi me gjethe mente të freskëta dhe pjata të tjera të shijshme në restorantin e ishullit. Për humorin e mirë të turistëve do të kujdesen muzikantët e Grupit “Goresht Pjasëk” (Rëra e Nxehtë).


Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Kuzhinierë me famë botërore hapën një restorant në një fshat pothuaj të shpopulluar në Bullgari

Jeta e kuzhinierëve me famë botërore Gianfranco dhe Anna Chiarini është shumë e ngarkuar, plot udhëtime deri në destinacione të shumta. 114 janë shtetet e vizituara nga ata, ku kuzhinierët i ndihmojnë sipërmarrësit vendas për të filluar biznes të..

botuar më 21-08-16 7.15.PD

Festa e kripës pranë Liqenit Atanasovsko

Liqeni Atanasovsko shënon vjetorin e 41 nga krijimi me Festivalin e Kripës , i cili popullarizon produktet natyrore nga laguna e kripur dhe liqeni. Miqtë e Panairit do të njihen me llojet e ndryshme të kripës së Detit të Zi dhe me rrugën e saj..

botuar më 21-08-14 7.15.PD

Të humbur në kohë – fshati Brëshljan në Stranxha

Fshati Brëshljan nuk ndryshon, në dallim të shumë vendeve të tjera në Bullgari ku betoni ka asgjësuar autenticitetin e tyre. Brëshljan është më i gjallëruar verën. Atëherë shumica e turistëve vijnë nga brigjet e afërta të Detit të Zi për..

botuar më 21-08-11 12.17.MD