Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

43 vendbanime në Bullgari shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Jogës

Foto: EPA/BGNES

Për vit të shtatë të radhës bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Jogës. Data zyrtare është 21 qershor, por ngjarjet të cilat i kushtohen festës zakonisht fillojnë ditë të tëra përpara kësaj. Ashtu si dhe gjatë vitit 2020, ajo do të shënohet në një kohë kur pandemia nga Covid-19 vazhdon të ndryshojë mënyrën e jetesës së njerëzve në të gjithë botën, lexojmë në sajtin e OKB-së.  Duke theksuar dëmtimin mbi shëndetin fizik dhe mendor, në festimin e sivjetshëm të Ditës Ndërkombëtare të Jogës, organizata botërore përqendrohet në "Jogë për mirëqenie" - si praktikimi i jogës mund të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm të secilit prej nesh. 

Në Bullgari dhe në vende të ndryshme nëpër botë akoma përpara ditëve u zhvilluan praktika  masive të jogës  jashtë dhe në internet. Ngjarja qendrore tek ne është ditën e diel, 20 qershor midis orëve 16:30 dhe 20:30. Vendi të cilin e kanë zgjedhur organizatorët është hapësira përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës. Janë parashikuar prezantime, praktika në hata jogë, pranajama, relaksim e të tjera.

Dita Ndërkombëtare e Jogës shënohet dhe në qytete të tjera të vendit akoma që nga viti 2015, kur në mënyrë spontane bashkohet Instituti Kulturor i Plovdivit dhe fillon të organizojë një festim të sinkronizuar në qytet. Ky shembull është i ndjekur më pas me një entuziazëm modest nga shkollat dhe praktikuesit e jogës në një numër qytetesh të tjera - Svilengrad, Burgas, Varna, Ruse, Veliko Tërnovo, Gabrovo dhe Pernik. Gjatë viteve numri i qyteteve pjesëmarrëse po shtohet, po përfshihen dhe disa fshatra. Sivjet festa do të shënohet në 43 vende të populluara, gjatë respektimit të të gjitha masave për një mbrojtje kundra virusit. Festimet e Ditës Ndërkombëtare të Jogës në Bullgari realizohen nën patronazhin e Ambasadorit të Republikës së Indisë Shkëlqesisë së Tij Sanxhaj Rana. Ngjarja organizohet nga Ambasada e Republikës së Indisë në bashkëpunim dhe me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të një sërë organizatave qeveritare dhe joqeveritare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook / @idayofyogabulgaria, EPA/BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD