Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon një fushatë informimi midis romëve për vaksinimin

Aleksandër Zllatanov
Foto: BGNES

Ministria e Shëndetësisë është duke marrë masa për të informuar pakicën rome në lidhje me vaksinimin kundër Covid-19, tha zëvendësministri Aleksandër Zllatanov. Në ministri u mbajt një takim me ndërmjetësuesit shëndetësorë në lagjet rome. Përfundimi është se ndër popullsinë rome ende ka mite. Njerëzit kanë frikë nga efektet anësore. Kjo është arsyeja se pse hapi i parë është fillimi i një fushate informimi në mënyra të ndryshme - përmes njerëzve që romët i respektojnë dhe janë autoritete midis tyre, ose nëpërmjet njerëzve nga shou biznesi, të cilat ata duan të imitojnë, ose me ndihmën e klerikëve që predikojnë. Çdo 10 ditë do të zhvillohen takime të reja për të diskutuar efektin e fushatës, tha Zllatanov.


Më shumë nga rubrika

Një delegacion i Parlamentit Evropian mbërriti në Bullgari

Një delegacion i eurodeputetëve dhe ekspertëve nga Parlamenti Evropian mbërriti në Bullgari për një vizitë dy-ditore për të studiuar situatën me sundimin e ligjit, tha korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Nga gjithsej 23 persona, 7..

botuar më 21-09-23 4.00.MD
Prof. Iva Hristova

Në Bullgari do të vendoset një dozë e tretë e vaksinave kundër Covid-19

Një dozë e tretë shtesë kundër Covid-19, e cila do të forcojë dy të parat, do të vendoset së shpejti në Bullgari, tha drejtoresha e Qendrës për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare Prof. Iva Hristova për bTV. Doza e tretë do të rekomandohet për..

botuar më 21-09-23 10.56.PD

Po rritet dëshira e deklaruar e bullgarëve për pjesëmarrje në zgjedhjet më 14 nëntor

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare 2 në 1 do të rrisin pjesëmarrjen, tregon një studim i financuar nga bTV dhe Market Links. 77% e të anketuarve kanë deklaruar se do të votonin. 14 për qind kanë thënë se nuk do të shkojnë në zgjedhje dhe 9..

botuar më 21-09-23 9.58.PD