Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët dhe spanjollët nderojnë Julio Palencia

Një libër udhëzues paraqet historinë e marrëdhënieve diplomatike bullgaro-spanjolle

Foto: arkiv

Sot Ambasada e Spanjës në Bullgari prezanton një botim jashtëzakonisht interesant, të titulluar “Nëpër gjurmët e një diplomati spanjoll në Sofje: Julio Palencia. Itinerari dhe pasqyra e marrëdhënieve diplomatike midis Spanjës dhe Bullgarisë”.

Në fakt, bëhet fjalë për një udhëzues, i cili prezanton momente të rëndësishme dhe rikujton ngjarje interesante nga marrëdhëniet diplomatike bullgaro-spanjolle 110-vjeçare. Pika fillestare për ta është personaliteti i Julio Palencia (1884-1952) një diplomat spanjoll, Ministër i Plotfuqishëm në Legatën Spanjolle në Bullgari në periudhën 1940-1943. Julio Palencia mbetet në histori me kontributin e tij të madh në shpëtimin e hebrenjve bullgarë nga ligji antisemitik, i miratuar nga qeveria bullgare me insistimin e Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në faqet e udhëzuesit turistët, të cilët do të vizitojnë Sofjen, por dhe që të gjithë adhuruesit e historisë, mund të gjejnë një informacion interesant për godinat, ambasadat, rrugët dhe po kështu dhe fotografi nga Sofja e vjetër, ose thënë shkurtimisht: referenca të vlefshme historike për praninë e Spanjës në Bullgari.

Botimi është i përgatitur në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore “Arkiva” dhe Degën Kulturore të Ambasadës. Fryt i kësaj pune të përbashkët është dhe ekspozita “Diplomacia përmes zemrave të dy popujve. 110 vjet marrëdhënie diplomatike midis Bullgarisë dhe Spanjës”, e cila mund të shikohet në qytetin e Varnës.

Ekspozita “Diplomacia përmes zemrave të dy popujve“ në Varna

“Një nga qëllimet e udhëzuesit është të përkrahë turizmin midis të dyja vendeve në këto momente të vështira dhe të zbulojë si për bullgarët, kështu dhe për spanjollët lidhjen e ndërtesave dhe të monumenteve me historinë midis të dyja shteteve. Figura e Julio Palencias është shumë interesante dhe na ndihmon që të mund të prezantojmë që të gjithë këtë. Në një kohë të rëndë historike, ai ka treguar vullnet t’i tejkalojë vështirësitë, pavarësisht se kjo ia ka kushtuar postin e diplomatit” - tregoi ambasadori i Spanjës tek ne Shkëlqesia e Tij Alejandro Polanco.

Foto: arkiv, Ambasada e Spanjës

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Më shumë nga rubrika

Udhëtimi deri në Britaninë e Madhe tashmë do të jetë me pasaportë

Që nga 1 tetori që të hyni në Britaninë e Madhe duhet të dispononi pasaportë. Vendi nuk do të njohë më kartat bullgare të identitetit. Ndryshimi është pjesë e rregullave të reja të imigracionit të vendosura pas Brexit. Një përjashtim deri në vitin..

botuar më 21-09-28 12.14.MD

120 nga 850 studentë dhe kursantë në Shkollën Ushtarake Detare në Varna janë të huaj

Janë mbi 850 studentë dhe kursantë që studiojnë në Shkollën e Lartë Ushtarake Detare "Nikolla Vapcarov", e cila tashmë hapi vitin shkollor në qytetin Varna pranë të Detit të Zi. 120 janë studentët e huaj. Midis tyre mbizotërojnë ata nga Greqia, tha..

botuar më 21-09-28 9.05.PD
Universiteti Teknik i Sofjes

Universiteti Teknik i Sofjes po bëhet pjesë e një universiteti të ri evropian

8 universitete nga vende të BE -së, përfshirë Universitetin Teknik në Sofje, do të krijojnë një Universitet të përbashkët Evropian të Teknologjive. Marrëveshja u nënshkrua nga rektorët në një takim në Limasol të Qipros. Struktura e ardhshme do..

botuar më 21-09-27 9.34.PD