Sonte qytetarët bullgarë u mblodhën për të protestuar në rrugën Goce-Dellçev-Dramë. Arsyeja e pakënaqësisë së tyre është pika e mbyllur kufitare "Ilinden-Eksohi". Pasi dështuan përpjekjet e autoriteteve rajonale në dy rajonet kufitare për të gjetur një zgjidhje të problemit, biznesi dhe shoqëria i bënë thirrje shtetit bullgar për të ndërhyrë urgjentisht.
Përveç transportit të rëndë, janë prekur të gjithë ata që planifikojnë pushimet e tyre verore në këtë rajon të Greqisë. Protestuesit kërcënojnë se nëse nuk ka reagim të shpejtë dhe negociata efektive në nivelin diplomatik midis dy vendeve anëtare të BE, do të vijojë një bllokim i pikës kufitare Kullata.Agjencia Rregullatore Bërthamore ka lëshuar një leje për centralin atomik “Kozlloduj” për një kalim me faza në një lloj të ri të karburantit bërthamor RWFA të prodhuar nga “Westinghouse” për njësinë 5. Procesi i kalimit në llojin e ri të..
Rëndësia e motos "Ekonomia takohet me politikën" nuk ka qenë kurrë më e madhe se sot - kriza energjetike pas agresionit rus në Ukrainë, përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme na kujtojnë se lidhjet tregtare dhe ekonomike janë motori i..
Ne jemi garanci e stabilitetit në rajon, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në mirëseardhjen e tij në “Forumin Ekonomik të Vjenës – Takim në Sofje 2024”, transmeton BTA. Jemi duke u përballur me sfida që janë pasojë e pandemisë dhe e..
Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri...
Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës..
Kuvendi Popullor votoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, me kërkesë të “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike",..