Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria përkrah iniciativën e Francës dhe Gjermanisë për dialog të drejtpërdrejtë me Rusinë

Rumen Radev
Foto: EPA/BGNES

Pas pjesëmarrjes së tij në mbledhjen e Këshillit Evropian në Bruksel, Presidenti Rumen Radev tha para gazetarëve, se çështjet e hapura midis BE-së dhe Rusisë duhet të zgjidhen në një dialog të drejtpërdrejtë. Këtë e njoftoi zyra presidenciale e shtypit. Kreu i shtetit theksoi se bëhet fjalë gjithashtu për nivelin e ambicies së BE për të qenë një faktor ose një vëzhgues në një shkallë globale. Sipas tij, realizmi është i nevojshëm në gjeopolitikë dhe jo rastësisht në Këshillin e fundit Evropian ai shprehu qëndrimin se shtatë vjet sanksione nuk kanë çuar në rezultatet e dëshiruara dhe për këtë arsye është e nevojshme të kërkohen mjete të reja për të zhvilluar marrëdhëniet me Rusinë. “Ne po humbasim vetëm nga opozita e ndërsjellë dhe kjo është arsyeja pse Presidentët Biden dhe Putin dhanë sinjalin e parë në këtë drejtim”, tha Rumen Radev.

Lidhur me Planin për Rindërtimin dhe Qëndrueshmërinë e Bullgarisë, Presidenti vuri në dukje se ai duhet të zhvillohet në mënyrë të tillë që të arrijë sa më shumë njerëz të jetë e mundur dhe të çojë në modernizimin e vërtetë të vendit. Kreu i shtetit theksoi se qeveria e përkohshme po punon shumë për Planin, për të qenë ai në përputhje me kërkesat evropiane dhe për të çuar në rritje ekonomike me përparësi të qarta. Një shembull në këtë drejtim është projekti për krijimin e një sistemi të urgjencës mjekësore ajrore me 6 helikopterë, i cili do të lejojë një përgjigje brenda orës së parë pas marrjes së një sinjali emergjence.

I pyetur në lidhje me diskutimin mbi ligjin kundër pedofilisë të miratuar nga Hungaria, presidenti theksoi se dënimi i Hungarisë nuk do të zgjidhë problemin. “E drejta e vetëvendosjes është një vlerë themelore dhe duhet të përkrahet, por askush nuk e ka të drejtën t’u imponojë të tjerëve kuptimet dhe botëkuptimin e vet”, tha kreu i shtetit, duke theksuar se pala hungareze është ajo e cila mund të shpjegojë motivet për të miratuar një ligj në mbrojtje të fëmijëve dhe familjes.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Izraeli heton vdekjen e punonjësit bullgar të OKB-së në Gaza

Ministri i jashtëm Georg Georgiev bisedoi në telefon me homologun e tij izraelit Gideon Saar. Diplomati i parë i Izraelit shprehu ngushëllimet për të afërmit e bullgarit të vdekur në Gaza. Saar shpjegoi se sipas ushtrisë izraelite, incidenti tragjik..

botuar më 25-03-20 9.04.PD

Protesta pranë godinës së Kuvendit Popullor për paga të mira

Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë ndërtesës së Kuvendit Popullor. Aksioni është caktuar për në orën 08:00 pranë hyrjes zyrtare të..

botuar më 25-03-20 4.45.PD

Parashikimi i motit për 20 marsin

Të enjten në orën 11.01. pranvera astronomike po vjen. Temperaturat minimale do të jenë minus 5 dhe 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Në orët e paradites do të ketë kushte të uljes së dukshmërisë vende-vende në fusha. Gjatë ditës do të..

botuar më 25-03-19 7.30.MD