Presidenti Rumen Radev i dorëzoi pllakën “Shenjtor Kirill dhe Metodij” Korit të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Çmimi është për kontributin e madh në zhvillimin dhe popullarizimin e artit dhe kulturës bullgare dhe në lidhje me përvjetorin e 60-të të themelimit të Radio-korit të Fëmijëve.
“Për të mbrojtur emrin e Bullgarisë, ju duhet vëmendje, kujdes dhe mbështetje e vazhdueshme nga institucionet bullgare. Kjo është një kauzë jo vetëm për udhëheqjen e Radios Kombëtare Bullgare, por edhe për të gjithë shoqërinë tonë”, theksoi kreu i shtetit gjatë ceremonisë.
Duke pranuar çmimin në emër të korit të fëmijëve pranë radios, maestro Venecija Karamanova kujtoi sa emra të famshëm të talenteve kori i ka dhënë skenës bullgare të operës. “E pranoj çmimin në emër të brezave të fëmijëve të talentuar bullgarë që përhapën lavdinë e Bullgarisë dhe fituan miqësi dhe autoritet për vendin tonë përmes këngës së bukur bullgare”, theksoi ajo.
“Jam shumë e lumtur që këtë vit interpretime tona hynë në manualet e muzikës. Në kor ka fëmijë nga klasa e dytë deri në përfundimin e arsimit të mesëm. Mbi 160 pjesa janë aktualisht në repertor për një sezon e gjysmë. Lista jonë krijuese përfshin mbi 800 vepra që kanë kaluar nëpër zërat e fëmijëve. E gjithë puna është që të dalim në skenë dhe atje të themi gjithçka që duam të themi” - tha Venecija Karamanova për BNR.
Përvjetorin e 60-të Kori i Fëmijëve pranë radios do të shënojë me një koncert festiv më 30 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Veprimtaritë i kushtuara vjetorit mbahen nën kujdestarinë e kreut të shtetit.
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..