Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të gjitha 421 makinat e votimit jashtë vendit u furnizuan

| rinovuar më 21-07-05 6.26.MD
Svetllan Stoev
Foto: BGNES

Të gjitha 421 makinat e votimit u furnizuan jashtë vendit dhe u dërguan në misionet diplomatike dhe konsullore. Kjo u bë e qartë nga një konferencë shtypi dhënë nga Ministri i përkohshëm i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev.

Gjatë kësaj jave, makineritë do të furnizohen në seksionet përkatëse dhe do t'u dorëzohen punonjësve të autorizuar.

Për momentin, seksionet jashtë janë dy herë më shumë sesa në zgjedhjet e rregullta parlamentare më 4 prill, tha Stoev. Ai falënderoi komunitetet bullgare jashtë dhe theksoi se ata janë një partner i vlefshëm në organizimin e zgjedhjeve.

Ministri Stoev gjithashtu vuri në dukje disa probleme specifike në lidhje me zgjedhjet jashtë vendit, për të cilat pritet një vendim i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).

Njëra prej tyre është se përbërja përfundimtare e komisioneve sektoriale të zgjedhjeve nuk është aprovuar ende. Një problem tjetër është se këta njerëz nuk janë trajnuar nga KQZ. “Për fat të keq, nuk ka udhëzime metodologjike”, shtoi Stoev.

Bullgarët do të mund të votojnë në këto zgjedhje në këndet më të largëta të botës:

Seksioni më perëndimor nga gjithsej 782 seksionet në 68 vende do të jetë në San Francisko, SHBA, ai më lindor - në Auckland, Zelanda e Re, ai më verior - në Tromso, Norvegji dhe seksioni më jugor - në Christchurch, Zelanda e Re.

Do të mund të votojnë edhe bashkatdhetarët tanë që nga Tokioja e Japonisë, përmes Nigerisë, Bavaros në Republikën Dominikane e gjer tek Argjentina, Surguti në Rusi dhe Afrikën e Jugut.

Ministria e Punëve të Jashtme dërgoi 380 persona jashtë vendit dhe 2530 njerëz u propozuan nga komunitetet bullgare dhe përfaqësimet tona të huaja si anëtarë të Komisioneve Sektoriale të Zgjedhjeve.

Rreth 1 350 njerëz janë propozuar nga partitë politike si anëtarë të Komisioneve Sektoriale të Zgjedhjeve jashtë, tha Ministri Stoev në konferencën në fjalë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Marta Kos

KE pret që RSM të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj

Para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Komisionerja e BE-së për Zgjerim Marta Kos deklaroi se pritet që Republika e Maqedonisë së Veriut të ndryshojë Kushtetutën. Kos dha shembullin e Serbisë, me të cilën nuk u hap klasteri..

botuar më 25-01-14 4.32.MD

Një hap përpara në projektin për një tunel hekurudhor kufitar midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut

Qeveria bullgare i ka dërguar Republikës së Maqedonisë së Veriut një projekt-marrëveshje për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar që lidh të dy vendet. Propozimi i shtetit bullgar është që të dy qeveritë të marrin..

botuar më 25-01-14 3.37.MD

Në male ka rrezik për ortekë

Shërbimi i Shpëtimit Malor i Kryqit të Kuq Bullgar paralajmëron se kushtet atmosferike për turizëm në male janë të këqija. Është me re dhe me mjegull. Për shkak të reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, është në fuqi shkalla më e lartë e..

botuar më 25-01-14 12.17.MD