Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vasill Petrov me një album romantik, turne dhe ekspozitë

Foto: Facebook/VassilPetrov

“Ky është albumi im i 14, më romantik deri tani”- në këtë mënyrë xhaz këngëtari më i dashur prezanton koleksionin e tij të titulluar Love Songs vol.1. Ai përmban standarde të dashura të xhazit, kurse si një bonos vjen kënga “Strehë në shi” Looking for Shelter - një nga këngët më të njohura-hit të këngëtarit Vasill Petrov në bazë të muzikës së Vasill Parmakovit. “Me përjashtim të “Strehë në shi” këngët në album janë nga vitet 20 dhe 30 të shekullit të 20 - koha, në cilën është formuar shou biznesi, kurse  xhazi është shfaqur si zhanër. Kam përfshirë standarde nga Xhorxh dhe Ajra Gershuin, Johnny Mandel e të tjerë”- tregon akoma këngëtari përpara Radio Bullgarisë. Këngët janë të përfshira në projektin e ri SymphoNY way, të cilin Vasill Petrov e prezanton bashkë me Filarmoninë e Vracës, dirigjent është Hristo Pavllov. Në projekt merr pjesë dhe treshja e xhazit Jordan Tonovski (piano), Hristo Minçev (bas kitarë), Kristian Zhelev (bateri). Një mike speciale në program është violinistja e njohur Zornica Illarionova.

Turneu filloi përpara disa ditëve nga Bullgaria Jugore, pas kësaj pasojnë akoma shtatë qytete bullgare. Koncerti i fundit është buzë detit - në qytetin Sozopoll më 22 shtator. Hollësi për programin e SymphoNY way, mësojmë  nga Vasill Petrovi:

“Kënga e parë është Smile - nga filmi i njohur i Çaplinit “Dritat e qytetit”. Ka dhe pjesa të tjera të njohura të filmave. Kam përfshirë dhe këngë të cilat janë bërë të njohura si Feelings të Moris Allbërt, Love story (Where Do I begin) të Fransis Lej, këngë të Beatles, Sting, Sinatra , spiriçuall, gospel. Programi është tepër i larmishëm, me një dramaturgji personale dhe një kulm natyral drejt fundit. Publiku reagon në mënyrë shumë të entuziazmuar, nuk na lejojnë që të ikim nga skena”.

Të rikujtojmë që karriera profesionale e Vasill Petrovit fillon akoma duke qenë student në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov” në klasën e Boris Stamenovit, më vonë – tek Angell Zaberski - baba. Si ndihet sot ai në skenë?

“Mund të them se, kam ndryshuar në një drejtim pozitiv. Grumbullova një rutinë, po hyj gjithnjë e më shumë në ujërat e thella sa i përket interpretimit. Unë i ndiej këngët si role, në të cilat mëshirohem, si pjesa të shkurtra teatrale. Mundohem në mënyrë maksimaletë zbuloj mendimin e autorëve të cilët kanë shkruar muzikën dhe tekstin. E tillë është qasja ime dhe në albumin e ri-u mundova t’i sjellë publikut interpretime maksimalisht të pastra. Rreth kufizimeve gjatë muajve të fundit, njerëzit janë të etur për art, për muzikë, dhe teatër. Me rëndësi është të mos t’i zhgënjesh . Për ne, interpretuesit, filluan dhe paraqitjet jashtë shtetit. Tanimë pata pjesëmarrje në Itali, tani po përgatitem për festivalin në Serbi, i cili u shty katër herë për shkak të pandemisë. Shpresoj që tani rrethanat të lejojnë që organizatorët ta realizojnë. Shpresoj që të rivendosim dhe turneun me yllin argjentinas Karen Souza me të cilën duhej të zhvillojmë koncerte në Sardenja-Itali dhe Bullgari.”

Dihet se një nga aktivitetet e preferuara të Vasill Petrovit eshtre të pikturojë. Tregon se, në kohën e bllokimit ka krijuar piktura të shumta. Një pjesë prej tyre po i përgatit për ekspozitë, e cila do të shoqërojë koncertet e tij në Varna, Bansko dhe në qytete të tjera.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook/VassilPetrov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Dashuria” - një këngë e re e grupit “Fandango”

Grupi “Fandango” prezanton​​ këngën “Dashuri” nga albumi i fundit "Si zogjtë". Kjo është një nga këngët e fundit të regjistruara për të. Autori i muzikës dhe i tekstit është solisti vokal i formacionit - Hristo Stefanov, aranzhimi është i gjithë..

botuar më 24-04-19 11.47.PD

“Unë dhe ti" – dueti Mania

Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo. Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku..

botuar më 24-04-17 8.30.PD

Kitaristi Angell Demirev prezanton muzikë origjinale në një koncert

Angell Demirev është një kitarist, muzika e të cilit thur motive etnike jo vetëm nga Bullgaria dhe Ballkani, por nga vende dhe kultura shumë më të largëta. Sipas tij, bëhet fjalë për kërkime shpirtërore dhe për komunikim me instrumentin. Edhe pse..

botuar më 24-04-16 11.35.PD