Nuk ka arsye që Bullgaria, Rumania dhe Kroacia të mbeten në listën e pritjes për pranim në zonën Shengen për një kohë kaq të gjatë. Këtë e bëri të ditur Kryeministri slloven Janez Janša para Parlamentit Evropian, ndërsa prezantoi përparësitë e Presidencës Sllovene të Këshillit të BE-së.
Eurodeputetët do t'i bëjnë thirrje përsëri Këshillit të BE për të pranuar menjëherë Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen, tha e dërguara speciale e BNR-së Angelina Piskova. Debatet në sallën plenare në Strasburg janë planifikuar për në 6 korrik dhe rezoluta do të votohet më 7 korrik. Komisioni Evropian vazhdimisht ka bërë thirrje për këtë. Që nga mesi i qershorit, Bullgaria dhe Rumania kanë marrë vetëm akses të pjesshëm në Sistemin e Informacionit Shengen.
Për të 21-in vit radhazi, Simitli po pret një festival të madh maskarade. Ajo që nisi si një argëtim lokal, sot “Simitlia – Toka e lashtë e kukerëve” është një nga ngjarjet më të mëdha të kukerëve në të gjithë vendin. Gjatë dy fundjavave në qytet do të..
Ajri i ftohtë do të depërtojë në vend mbrëmjen e së premtes duke u gdhirë e shtuna . Do të jetë me re. Në veriperëndim do të bjerë shi dhe borë, ndërsa në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore dhe në pjesën e përparme të malit Stara Pllanina do..
Bashkëkryetari i grupit parlamentar të “BSP-E majta e bashkuar” Atanas Zafirov shprehu shpresën se vendi ynë javën e ardhshme do të ketë një kabinet të rregullt. “Sot dhe nesër janë ditë të rëndësishme, shpresoj që përfundimisht të zgjidhet kjo nyjë”, tha..
Presidenti Rumen Radev i dorëzoi mandatin Rosen Zheljazkov për formimin e qeverisë, i cili u propozua nga GERB-SDS për kryeministër. Ai i ktheu..
Sipas Kushtetutës, sot presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të Kuvendit Popullor,..
Qeveria miratoi një projekt-amendament të ligjit për të huajt në Republikën e Bullgarisë. Ndryshimet e miratuara synojnë të sinkronizojnë dokumentin me..